Zoti nuk do që ne të jemi të pikëlluar

May 5 • Meditimi i ditës

5 maj 2016 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

(Leximet e ditës: Vap 18,1-8; Ps 97; Gjn 16,16-20)

 

Prania e Hyjit

 

Jezusin mund ta kërkojmë në cilëndo kohë të ditës apo të natës.
Ai gjithmonë pret, duke përgjuar thirrjen tonë.
Çfarë bekimi i mrekullueshëm!
Nuk kam nevojë as për telefon as e-mail, vetëm një pëshpëritje.

 

Liria

 

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.

Shpesh herë lehtë e kuptoj dhe kollaj e marr këtë dhuratë.

Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,

me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi

 

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie,

në lidhje me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I lejoj vetes t`i ndiej këto marrëdhënie dhe falënderoj për jetën që rrjedh nëpërmjet tyre.
Disa prej këtyre marrëdhënieve janë shtrembëruar, disa janë rrënuar, disa janë këputur:
për këtë arsye ndoshta ndihem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.
Lus për dhuratën të mund të pranoj dhe të fal.

 

Fjala

 

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Gjn 16,16-20

 

16 “Edhe pak kohë e nuk do të më shihni,

prapë edhe pak e do të më shihni.”

17 Atëherë disa nga nxënësit e tij i thanë njëri‑tjetrit: “Çka është kjo që po na thotë: ‘Edhe pak kohë e nuk do të më shihni, prapë edhe pak e do të më shihni?’ dhe ‘Po shkoj tek Ati?’“ 18Thoshin, pra: “Çka është [ajo që thotë] ‘Edhe pak kohë?’. S’po e marrim vesh çka do të thotë!” 19 Jezusi e mori vesh se deshën ta pyesnin e u tha:

“Ju po e pyesni njëri‑tjetrin rreth asaj që thashë:

‘Edhe pak kohë e nuk do të më shihni më

e prapë edhe disa kohë e do të më shihni’?

20 Për të vërtetë, për të vërtetë po ju them:

ju do të qani e do të vajtoni

e bota do të gëzojë.

Ju do të trishtoheni,

por trishtimi juaj do të kthehet në gëzim.

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Jezusi flet për trishtimin që do të kthehet në gëzim dhe i fton nxënësit që të jenë të durueshëm siç ishte edhe ai. Ai s`flet për një pritje të kotë, por sheh një mundësi për rritjen e të pasuritbesim, që ta thellojmë marrëdhënien tonë me Hyjin që na do.

– Fjala “gëzim” ndodhet 335 herë në Bibël. Kjo është një dhuratë e Zotit për ne. Zoti nuk do që ne të jemi të pikëlluar. A është i plotë gëzimi i Jezusit në mua?

 

Bashkëbisedimi

 

Jezus, ndërsa ke ecur nëpër këtë tokë

fëmijët e vegjël gjithmonë i ke pasur për zemër.

Më mëso që të kem besim fëmijëror në ty;

që të jetoj në dijeni se nuk do të më lëshosh kurrë.

 

Përmbyllja

 

Të falënderoj o Zot për çdo frymëzim që të jetoj në ty nëpërmjet dashurisë – ndaj teje dhe të gjitha krijesave të tua.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »