Momente njohjeje dhe gëzimi të brendshëm

May 8 • Meditimi i ditës

8 maj 2016 – E diel, NGRITJA E KRISHTIT NË QIELL (SHËLBUEMI), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

(Leximet e ditës: Vap 1, 1-11; Ps 46; heb 9,24-28; 10,19-23; Lk 24,46-53)

 

Prania e Hyjit

 

Me gjithë krijimin,
jam i/e zhytur në Hyjin.
I lejoj vetes të lirohem nga e kaluara dhe e ardhmja,
në mënyrë që t`i lë të gjitha brengat e mia në duar të Zotit,
dhe që të jem thjesht me Zotin,
këtu dhe tani.

 

Liria

 

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.

Shpesh herë lehtë e kuptoj dhe kollaj e pranoj këtë dhuratë.

Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,

me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi

 

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie,

në lidhje me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I lejoj vetes t`i ndiej këto marrëdhënie dhe falënderoj për jetën që rrjedh nëpërmjet tyre.
Disa prej këtyre marrëdhënieve janë shtrembëruar, disa janë rrënuar, disa janë këputur:
për këtë arsye ndoshta ndihem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.
Lus për dhuratën të mund të pranoj dhe të fal.

 

Fjala

 

Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje,për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këtoose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Lk 24, 46-53

 

46 Në atë kohë Jezusi u tha nxënësve të vet:

“Kështu është në Shkrimin e shenjtë: ‘Mesisë i duhet të pësojë e të ngjallet së vdekuri të tretën ditë. 47 Në Emër të tij do të predikohet ndër të gjithë popujt, duke filluar prej Jerusalemit, kthimi dhe falja e mëkateve. 48Ju jeni dëshmitarët e kësaj gjëje.

49 Dhe, ja, unë do ta dërgoj mbi ju Premtimin e Atit tim. Qëndroni, prandaj, në qytet derisa të visheni me Fuqinë prej së Larti.”

50 Atëherë i mori me vete deri në Betani, i çoi duart dhe i bekoi. 51 E, ndërsa po i bekonte, u nda prej tyre dhe u ngrit në qiell. 52 Ata ranë përmbys para tij dhe e adhuruan e me gëzim të madh u kthyen në Jerusalem 53 dhe vazhdimisht ishin në Tempull duke i dhënë lavdi Hyjit.

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Jezusi e lidh profecinë e Besëlidhjes së Vjetër me atë që i kishte ndodhur atij. Pas qindra e qindravjetëve u përmbush premtimi i Hyjit. Koha jonë tani është kohë e Zotit.

– Nxënësit ndjenë “gëzim të madh” kur Jezusi i bekoi dhe kaloi tërësisht në dimensionin e realitetit hyjnor– në qiell. Momente të tilla njohjeje dhe gëzimi të brendshëm janë të rralla, por të çmueshme për ne. Edhe pseme kohë zbehet në ne kujtimi i tyre, ato na mbartin në kohë të vështira. A mund të dalloj një moment të tillë”gëzimi të madh”?

– Mirë është të qëndrojë njeriu me ty, o Zot. Mirëpo duhet ta jetojmë të përditshmen që është plot me të papritura dhe nuk është e lehtë. Si ngushëllim mbetet premtimi yt se Shpirti yt do të na udhëheqë, ngushëllojë dhe ruajë.

 

Bashkëbisedimi

 

Jezus, ti na thërret që të shkojmë pas teje

dhe ta kompletojmë veprën tënde mbi tokë.

Më ndihmo të shkoj përtej zonës sime të rehatisë

dhe të jap fryt në shërbimin tënd.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo frymëzim që të jetoj në ty nëpërmjet dashurisë – ndaj teje dhe gjitha krijesave tua.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »