Shpresëdhënës

May 9 • Meditimi i ditës

9 maj 2016 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

(Leximet e ditës: Vap 19,1-8; Ps 67; Gjn 16,29-33)

 

Prania e Hyjit

 

Në pikën e qetë të botës sime në lëvizje,
Në thelbin e qenies sime,
Pres ta dëgjoj dhe ta ndiej praninë e butë të Hyjit
I Cili më thërret ta hap zemrën dhe të lejoj të shkoj tek Ai.
A mund të shkoj në atë vend ku po më thërret Hyji?

 

Liria

 

Zoti e njeh lirinë time, ajo për të nuk është e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,

që më udhëheq në mënyrën pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lus për hirin e shenjtë që të lejoj të çlirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 

Ndërgjegjësimi

 

Në këtë moment, o Zot, po i drejtoj mendimet e mia kah Ti.

Do t`i lë mënjanë punët dhe preokupimet e mia.

Do të pushoj dhe rifreskohem në praninë tënde, o Zot.

 

Fjala

 

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Gjn 16, 29-33

 

29 Nxënësit thanë Jezusit:

“Tani po flet haptazi e nuk po përdor kurrfarë shëmbëlltyre.

30 Tani e dimë se di gjithçka e nuk është nevoja të pyesë ndokush. Prandaj besojmë se dole prej Hyjit.”

31 Jezusi u përgjigj:

“Tani besoni?

32 Ja, po vjen koha ‑ madje arriti ‑

kur ju të shpërndaheni secili në punë të vet

e mua të më lini vetëm.

Por, unë nuk jam vetëm,

sepse me mua është Ati.

33 Jua thashë këto që ta keni paqen në mua.

Në botë keni vuajtje,

por mos u trembni

‑ unë e munda botën!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm nga Shkrimi Shenjt:

 

– Nxënësit e rrëfejnë besimin e tyre në Jezusin. E pra, të njëjtit këta nxënës do të shpërndahen kur ai do të kapetdhe  kryqëzohet. Megjithatë, ai kurrë nuk e humb shpresën te ta – ose tek unë.

– Është e vështirë ta mbash besimin kur konfrontohem me kundërshtim dhe refuzim. Në momente të tilla, o Atë, më jep zemër dhe paqe. Në betejat e mia gjithmonë kujdesesh për mua.

  

Bashkëbisedimi

 

Cilat ndjenja zgjohen në mua

kur lus dhe meditoj Fjalën e Zotit?

E imagjinoj Jezusin sesi Zoti qëndron apo është ulur afër meje

dhe ia hapi zemrën.

 

Përmbyllja

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Comments are closed.

« »