Të rinjtë e Rrjetit Rinor argëtojnë fëmijët me Sindromin Down

May 9 • Bota e të rinjve

Nevoja e kohës është vullneti i Zotit“- thoshte Atë Teodoz Florentini, jeta dhe vepra e të cilit shërbejnë si inspirim për shumë njerëz në mbarë botën, e ndër ta edhe për të rinjët e Rrjetit Rinor të Motrave të Mëshirshme të Shën Kryqit.

Rrjeti  Rinor si organizatë që funksionon, në saje të punës vullnetare të të rinjëve, në planprogramin vjetor përfshin aktivitete të ndryshme për t’i ndihmuar sadopak njerëzve që kanë nevojë për ndihmë, dashuri dhe pak shpresë.

Një ndër aktivitetet e Rrjetit është edhe ai me fëmijët me Sindromin Down, aktivitet ky që përsëritet që prej disa viteve. Më 07.05.2016, ashtu si edhe vitin e kaluar, fëmijët me Sindromin Down sollën një frymë hareje dhe paqeje në sallën e Rrjetit Rinor dhe në oborrin e kishës së Shën Ndout. Me vallëzim e vizatime, lojra, filma e ushqime të rinjët e Rrjetit bashkë me kordinatoren, motrën Hana Nikollaj u përpoqen që sadopak të argëtonin fëmijët me Sindromin Down. Ata qeshin e gëzojnë, qajnë dhe trishtohen, duan dhe janë të dashur, dhe Rrjetit Rinor do të jetë gjithmonë aty, aty për t’ua kujtuar që janë të dashur, ata janë pjesë e jona dhe Rrjeti i falenderon që na kanë dhënë mundesin që edhe ne të jemi pjesë e tyre.

Ashtu si për të gjithë ata që do kënë nevojë Rrjeti Rinor i Motrave të Mëshirshme të Shën Kryqit, do vazhdoi të dhuroi dashuri për të gjithë që kanë nevojë të dinë që janë të dashur, ashtu edhe për fëmijët me Sindromin Down. Sepse mbi të gjitha është pikërisht dashuria ajo e cila i nevoitet çdo njeriu, ajo e cila do të jetë gjithmonë nevojë e kohës.

Comments are closed.

« »