Jezusi mendon dhe lutet për ty

May 11 • Meditimi i ditës

11 maj 2016 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

(Leximet e ditës: Vap 20,28-38; Ps 67; Gjn 17,11b-19)

 

Prania e Hyjit

 

Ndërsa je duke e filluar këtë tërheqje, pusho një moment të shkurtër për ta drejtuar vëmendjen tënde në brendësi.

Merr tri herë frymë thellë, qetësohu dhe njihe që je në praninë dashuruese të Zotit, i cili është me ty ndërsa po e fillon këtë udhëtim zhvillimi dhe zbulimi.

 

Liria

 

Zoti e njeh lirinë time, ajo për të nuk është e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,

që më udhëheq pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lus për hirin e shenjtë që të lejoj të lirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 

Ndërgjegjësimi

 

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.

Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.

Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

 

Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje,për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këtoose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Gjn 17, 11-19

 

11 Unë nuk rri më në botë

e ata janë në botë,

e unë po vij te ti.

O Atë i shenjtë!

Ruaji në Emër tënd

ata që ti m’i dhe

që të jenë një sikurse ne!

12 Derisa unë isha me ta

i ruajta në Emër tënd ata që m’i dhe,

dhe vërtet i ruajta ‑ asnjë nuk u bor

përveç birit të bjerrjes ‑

në mënyrë që të plotësohej Shkrimi i shenjtë.

13 Tani po vij tek Ti

e këto po i them ndërsa ende jam në botë,

që ata ta kenë në vetvete gëzimin tim të plotë.

14 Unë ua dorëzova fjalën tënde

dhe bota i urreu,

pse nuk janë të kësaj bote

sikurse as unë nuk i përkas kësaj bote.

15 Nuk po të lutem t’i marrësh prej botës,

por t’i ruash nga i Keqi.

16 Ata nuk i përkasin botës,

sikurse as unë nuk i përkas botës.

17 Shenjtëroji në të vërtetën:

fjala jote është e vërteta.

18 Sikurse ti më dërgove në botë,

po ashtu edhe unë i dërgova në botë.

19 Për ta [unë] e kushtoj vetveten,

që edhe ata të jenë të shenjtëruar në të vërtetën.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Fjalët dhe veprat e Jezusit nuk kanë qenë për vetë atë. Ka lutur që të jemi të shenjtëruar në të vërtetën.

Marr pak kohë dhe e përjetoj sesi Jezusi lutet për mua dhe unë lus bashkë me të për të qenë i/e plotë dhe i/e shenjtë në të vërtetën, i/e ruajtur prej gjithë asaj që është e gabuar, që më shmang nga rruga dhe më nënçmon.

– Ndërsa Jezusi i shqipton fjalët e Zotit që janë e vërteta e marr me mend sesi Jezusi ka vepruar duke qenë shprehje e vërtetësisë së Zotit.

Lus që fjalët e Zotit që janë në zemrën time të mund të jenë të dukshme në jetë, në qëndrimet dhe veprat e mia.

  

Bashkëbisedimi

 

Fjalët tua, o Zot, më mësojnë  se si duhet të lus.

Urata e mrekullueshme Ati ynë

përmban  gjithë atë që dua të them.

 

Përmbyllja

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Comments are closed.

« »