Zoti vlerëson zemrën

May 13 • Meditimi i ditës

13 maj 2016 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

(Leximet e ditës: Vap 25,13-21; Ps 102; Gjn 21,15-19)

 

Prania e Hyjit

 

Para se të fillosh tërheqjen tënde shpirtërore, pusho një moment duke i lënë mënjanë shpërqendrimet.

Qetësohu dhe fokusoje mendjen dhe zemrën tënde në praninë e dashur të Zotit,

I Cili është me ty ndërsa po nisesh në këtë rrugëtim.

 

Liria

 

Do të mundohem që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta janë duke më munduar në këtë moment.

Të gjitha brengat e mia i vendosi në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi

 

Më ndihmo o Zot që të bëhem edhe më i vetëdijshëm për praninë tënde.

Më mëso se si të të dalloj në të tjerët.

Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet njerëzve të tjerë e ke treguar kujdesin ndaj meje.

 

Fjala

 

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Gjn 21, 15-19

 

15 Pasi hëngrën mëngjesin, Jezusi e pyeti Simon‑Pjetrin:

“Simon Gjoni, a më do ti më shumë se këta?”

“Po, Zotëri ‑ iu përgjigj ‑ Ti e di se të dua!”

“Kulloti qengjat e mi! ‑ i tha Jezusi.

16 Prapë e pyeti të dytën herë:

“Simon Gjoni, a më do ti mua?”

“Po, Zotëri, ti e di se të dua!” ‑ iu përgjigj Pjetri.

“Kulloti delet e mia!” ‑ vijoi Jezusi.

17 I tha për të tretën herë:

“Simon Gjoni, a më do?”

Pjetri u trishtua pse e pyeti për të tretën herë:

‘A më do?’ dhe iu përgjigj:

“Zotëri, Ti di gjithçka! Ti e di se të dua!”

I tha Jezusi:

“Kulloti delet e mia!”

18 Përnjëmend, përnjëmend po të them:

kur ti ishe më i ri

e ngjeshje vetveten

dhe shkoje kah doje;

porse kur të plakesh,

do t’i hapësh duart

e një tjetër do të të ngjeshë

e do të të çojë, ku ti nuk dëshiron.”

19 I tha këto fjalë për t’i lajmëruar se me ç’vdekje do ta lavdëronte Hyjin. Pastaj i tha: “Më ndiq mua!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Jezusi ia ka bërë tre herë Pjetrit të njëjtën pyetje. Ndoshta Jezusi as që ka pasur nevojë për përgjigje, por ka dashur që Pjetri ta dëgjojë vetveten sesi e shqipton dashurinë dhe përkushtimin e vet.

Gjatë kohës që komunikoj në lutje me Jezusin, ai më dëgjon. Kurse kur e dëgjoj veten e vërej se çfarë ndodhet më së thelli në zemrën time.

– Gjithë dashurinë time nuk e shprehi vetëm me fjalë. Feja ime nganjëherë edhe ngurron dhe nuk mund ta shpreh. Do ta falënderoj Zotin që është afër meje në mënyrën që është shumë më e thellë sesa fjalët, që shikon më tej se veprat e mia, që e vlerëson atë që ndodhet në zemër. Do të lus që të mund ta shpreh praninë e Zotit në veten time.

  

Bashkëbisedimi

 

A jam duke i vërejtur reagimet e mia gjatë kohës kur lus në bazë të Shkrimit Shenjt?

A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo më shtynë të largohem?

Ndërsa e paramendoj Jezusin se është ulur apo qëndron pranë meje,

Me besim, si mikut tim më të mirë, i flas për ndjenjat e mia.

 

Përmbyllja

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »