SHPIRTI I SHENJTË NGUSHËLLUES

May 15 • Meditimi i ditës

15 maj 2016 – RRËSHAJËT, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Po ja kujtoj vetvetes, o Zot, se jam në praninë tënde.

Do të gjej strehim te zemra jote të butë.

Ti je fuqia ime në momentet e dobësisë.

Në momentet e pikëllimit Ti je ngushëlluesi im.

 

Liria

 

Zoti e njeh lirinë time, ajo për të nuk është e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,

që më udhëheq në mënyrën pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lus për hirin e shenjtë që të lejoj të lirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 

Ndërgjegjësimi

 

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e

për të gjitha bamirësitë që m`i ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

 

Fjalët fillestare të Biblës – Toka ishte e shkretë dhe e zbrazët; terri e mbulonte humnerën dhe fryma e Hyjit endej përmbi ujëra – e përshkruan gjendjen e tanishme të sendeve, jo njëfarë ngjarje të kaluar. Kur lus mbi Shkrimin Shenjt, i lejoj Shpirtit të Hyjit që të endet përmbi kaosin dhe errësirën e qenies sime.

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Gjn 14,15-16.23-26

 

15 “Nëse më doni, do t’i mbani urdhërimet e mia.

16 Edhe unë do t’i lutem Atit

dhe Ai do t’ju japë një Mbrojtës tjetër,

që të jetë me ju përgjithmonë.

 

Nëse ndokush më do,

ai do të ma mbajë fjalën,

Ati im do ta dojë,

tek ai do të vijmë

dhe tek ai do të banojmë.

24 Kush nuk më do,

nuk i mban fjalët e mia.

E fjala që po dëgjoni, nuk është imja,

por është e Atij, që më dërgoi, ‑ e Atit.

25 Këto fjalë jua thashë

ndërsa banova me ju.

26 E Shpirti Shenjt ‑ Mbrojtës,

të cilin do t’jua dërgojë Ati në Emër tim,

Ai do t’jua mësojë të gjitha

dhe do t’ju përkujtojë gjithçka [unë] ju thashë.”

 

 Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– I sjell ndër mend fjalët e Jezusit dhe kujtoj se Shpirti Shenjt është në veprim. Lus që të jem më i/e vetëdijshëm/e për veprimin e pazhurmë, të qetë të Shpirtit të Zotit në jetën time.

Lus që mendimet e mia, frymëzimet dhe dëshirat e mia të jenë të hapura për nxitjet e Mbrojtësit – Ngushëlluesit.

– Veten mund ta mendoj si tempullin e Shpirtit Shenjt apo mund ta paramendoj imazhin e Jezusit kur thotë që Zoti “banon” në mua. Qëndroj në këto mendime: Zoti e ndjen veten mirë në mua dhe që vazhdimisht qëndron në dispozicion për mua.

 

Bashkëbisedimi

 

Komunikimi nënkupton bisedimin dhe dëgjimin.

Kur bisedoj me Jezusin, duhet të jem i gatshëm dhe të dëgjoj gjithçka çfarë ai dëshiron të më thotë.

Do ta paramendoj butësinë dhe mirësinë në sytë e Jezusit dhe buzëqeshjen plot dashuri ndërsa ai më vështron.

Mund të jem krejt i sinqertë me Jezusin ndërsa ia besoj brengat dhe gëzimet e mia.

Ia hapi zemrën ndërsa i flas për frikësimet dhe dyshimet e mia.

Do ta lus që të më ndihmojë në mënyrë që të mund t`i besohem plotësisht kujdesit të tij,

i vetëdijshëm se ai gjithmonë e di cila është gjëja më e mirë për mua.

 

Përmbyllja

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që më dhurove dhe që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »