Jezusi dëshiron të bashkëbisedojë me mua

May 28 • Meditimi i ditës

28 maj 2016 – E shtune, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

(Leximet e ditës: Jud 17,20-25; Ps 62; Mk 11,27-33)

 

Prania e Hyjit

 

Jezusin mund ta kërkojmë në çdo kohë të ditës apo të natës.
Ai gjithmonë pret, duke përgjuar thirrjen tonë.
Çfarë bekimi i mrekullueshëm!
Nuk kam nevojë as për telefon as e-mail, vetëm një pëshpëritje.

 

Liria

 

Hyji nuk është trup i huaj në jetën time.
Përkundrazi, Shpirti i tij i jep frymën e jetës dëshirave të mia më të thella,
Duke më nxitur butësisht në atë çfarë është e mirë.
Lus për hirin e shenjtë që t`i lejoj Shpirtit që të më plotësojë.

 

Ndërgjegjësimi

 

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e

për të gjitha bamirësitë që m`i ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

 

Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Mk 11, 27-33

 

27 Prapë erdhën në Jerusalem. Ndërsa Jezusi po ecte nëpër Tempull, iu afruan kryepriftërinjtë, skribët e pleqtë 28 e i thanë:

“Me ç’pushtet i bën ti këto? Ose kush ta dha ty pushtetin të veprosh kështu?”

29 Jezusi u përgjigj:

“Edhe unë po ju bëj një pyetje të vetme. Më pëgjigjni ju e atëherë do t’ju përgjigjem me ç’pushtet i bëj këto. 30 M’u përgjigjni: Pagëzimi i Gjonit a ishte prej ‘Qiellit’ apo prej ‘njerëzve’?”

31 Ata filluan të pleqërojnë në vetvete:

‘Po thamë ‘Prej Qiellit’, ai do të na thotë: ‘Pse atëherë nuk i besuat?’ 32 E po u përgjigjëm: ‘Prej njerëzve…’ Druanin popullin sepse të gjithë e mbanin Gjonin profet të vërtetë. 33 Këndej iu përgjigjën Jezusit:

“Nuk dimë.”

Edhe Jezusi iu përgjigj:

“As unë, pra, s’po ju tregoj se me ç’pushtet i bëj këto!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Jezusi hapur u fliste nxënësve në mënyrë që tu ndihmonte të kuptonin çfarë mendonte, por ishte i kujdesshëm dhe nuk lëshohej gjithmonë në diskutime lajkatare.

– Do t`i afrohem Fjalës së Zotit me respekt, jo si të shkoja pas njëfarë ushqimi për mendime vetjake apo që t`i studioj të tjerët, por do të ndaj kohë që ta dëgjoj Jezusin që dëshiron të bashkëbisedojë me mua.

– Është mirë për zemrën time që Jezusi të më flasë në lutje. Ndërsa e dëgjoj fjalën e tij do të mundohem që zemra ime ta pranojë atë me vëmendje – nuk do të lejoj që mendimet të më humben në diskutim apo analizim.

 

Bashkëbisedimi

 

Zot, ti më njeh më mirë se unë e njoh veten time.
Shpirti yt e përshkon çdo moment të jetës sime.
Faleminderit për hirin dhe dashurinë që e ndikon mbi mua.
Faleminderit për ftesën tënde të vazhdueshme, të butë për të lejuar të hysh në jetën time.
Më fal për momentet kur e kam refuzuar atë ftesë, dhe e kam mbyllur veten para teje.
Më ndihmo që gjatë ditës të vij, ta njoh praninë tënde në jetën time, të ta çel zemrën, që të lejoj të veprosh në mua, për lavdinë tënde më të madhe.

 

Përmbyllja

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »