KONCERT NË KATEDRALE: Kori i Filharmonisë së Kosovës dhe Petrit Çeku solist

May 29 • Kulturë

Pas një maratone koncertale të muajit maj, të zhvilluara në kuadër të #ReMusica2016, ku patëm rastin dhe kënaqësinë ti dëgjojmë emrat si : Elbenita Kajtazi Halimi, Ronnita Miller, Ermir Abeshi, Arcis Saxophon Quartett dhe të tjerë, nesër dhe pasnesër do të vazhdojmë me dy koncertet e radhës dhe të fundit për këtë Edicion të 15-të ReMusicas.

Ju ftojmë nesër (e hënë) në Katedralen “Nënë Tereza” për koncertin në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës: Kori i Filharmonisë së Kosovës , me solist Petrit Çeku dhe dirigjentin Rafet Rudi!
Miku ynë Petirit Çeku do ta ketë një prezantim krejtësisht origjinal. Ai do të realizojë veprën atraktive ‘Romancero Gitano’ të Castelnuovo-Tedescos, bashkë me Korin e Filharmonisë së Kosovës. Në programin e Korit do të jenë edhe krijimtaria sakrale e autorëve të vjetër shqiptarë nga shekulli IV (Niketë Dardani), nga shekulli XIII (Jan Kukuzeli) dhe nga shekulli XVI (Gjergj Danush Llapacaj). #ReMusicaFestival #ReMusica #15thEdition.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »