Roli i tolerancës fetare si mekanizëm për parandalimin e ekstremizmit

Jun 7 • Opinion

Nga 31.05. deri më 3.06. 2016, janë zhvilluar dy Konferenca ndërfetare me karakter ndërkombetarë. Në Prishtinë, Konferenca është organizuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës, kurse në Gjakovë nga Ministria e Kulturës (Kosovë) dhe nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe e Rinisë (Shqipëri). Në këto dy Konferenca ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Kishës sonë, i cili është paraqitur me kumtesë, të cilën po e botojmë të plotë.

 

Nga Don Mikel Sopi

Pasiguria globale dhe shumëdimenzionale e kohës në të cilen po jetojmë kërkon çasje të mirëfilltë të të gjithë faktorëve në krijimin e një mekanizmi përkatës për parandalimin e ekstremizmit fetar. Faktori politik dhe as ai ushtarak nuk po mjaftojnë për të krijuar një shoqeri më të sigurt dhe më te lumtur as në nivelin lokal por as në atë global. Kështuqë, për të pasur mekanizma efikas për një mirëqenie të dëshiruar, kërkohet strategji dhe platformë më gjithëpërfshirëse.

 

Nevoja për formim të brendshëm

Të krishterët dhe besimet fetare monosteiste mësojnë se gjithë njerëzit mes veti janë vëllezër dhe kjo vëllazëri vjen nga Krijuesi i përbashkët i të gjithë njerëzve dhe i secilit njeri. Liria fetare është dhuratë e çmuar e Zotit, sepse ajo qëndron në themel të çdo shprehje tjetër të lirisë.

Problematika e ekstremizmit fetar, duhet shiquar edhe nga këndvështrimi global i kohes. Megjithëse asnjëherë me shumë se ne ditët tona, fjala dashuri dhe tolerancë nuk ka qenë në qarkullim, duke filluar nga jeta e perditshme deri tek mediat; nga ana tjeter, siç duket asnjeher bota nuk ka qenë më e varfër në dashuri të sinçertë se sa në kohen në të cilen po jetojmë. Edhe pranë sofistikimit teknologjik, avansimit ushtarak dhe juridik, pasiguria e njeriut bashkëkohor është në një nivel tejet të lart.

Këto fakte flasin për nevojën e madhe të njerëzimit për vlera shpirtërore. Per ngritjen e vlerave per jetë të dinjitetshme dhe per bashkejetesë konstruktive, bashkesitë fetare mund dhe duhet te bëjnë shumë. Besimin e përbën përmbajtja e fesë që e formon njeriun nga brenda (shpirtërisht) dhe jo veshja apo dukja e jashtme e personit. Elementet e ndryshme që dalin jashtë formimit të brendshëm shpirtëror, janë jashtë ombreles së besimit fetar.

Dhunën dhe urrejtjen nuk i shuan as luftërat as armët. Dialogun ndërfeatar të krishterë e përshkon bindja se vetem dashuria mund ta zhduk urrejtjen. Këtë porosi fetare e gjejmë në takimet e Jezusit me njerëz të të gjitha shtresave: me fëmijë (Mt 19,4) dhe të rritur, me të nëpërkembur (Mt 25,45) me të semurë dhe të vdekur (Lk 7,1-17), me mëkatarë (Gjn 8,3-8) dhe me kriminel (Lk 23,39-43), me të pasur (Lk 19,1-10) dhe me të dijshëm-fetarë (Lk 21,1-4) me perfaqesues politikë dhe me provokatorë apo njerëz tendencioz (Mk 12,13-17). Dashuria e përjetuar nga takimi me Jezusin, njerëzve vullnetmirë iu ka kuptimësuar jetën. Natyra e këtyre takimeve është mesazh dhe thirrje botës në dashuri, në harmoni dhe në vëllazëri gjithënjerëzore.

 

Kontributi i dialogut ndërfetar për paqe

Intensifikimi i takimeve per dialog dhe bashkpunim dhe takimet ndërfetare që janë më se të nevojshme, mund të sjellin risi dhe kontribut konkret. Paraqitja publike e përfaqësuesve fetar dhe denoncimi i sinqertë i dhunës dhe i ekstremizmit fetar, ka ndikuar tek ne në mënyrë direkte në uljen e ekstremizmit të shfaqur në emër të Zotit. Ekstremizmi fetar me elemente dhune mas pakti guxon t’i perket fesë, përkundrazi, ai paraqet njëlloj bestytnie e cila degradon njerëzoren dhe gjeneron të keqe shoqërore, kulturore dhe familjare.

Dhe jo vetem ne përfaqeuesit fetar lokal, por që edhe përfaqësuesit e strukturave më të larta fetare, kanë intesifikuar takimet e tyre të përzemerta në parandalimin e dhunës dhe të ekstremizmit. Brenda një kohe shumë te shkurtër, papa Françesku vizitoi pothuaja përfaqëuesit e gjitha besimeve të mëdha: u takua me përfaqësuesit luteran, duke marrë pjesë në lutje në kishën luterane në Romë, takoi patrikun Rus, Kiril në Kuba, kurse gjatë muajit maj në Vatikan i pranoi Kryegjyshin nga Shqipëria Baba Edmond Brahimaj, si dhe Imamin e Madh nga Al-Azhar, Prof. Ahmed Muhamed Al-Tayyib.

Takimet ndërfetare dhe gatishmeria per dialog të sinqert ndërfetar, por edhe kujdesi më i madh i shtetit dhe shoqërisë civile, ka ndikuar drejpersedrejti në uljen e dhunës dhe të ekstremizmave fetar, që si rezultat kemi uljen, madje sa i përket vedit tonë, muaj të tërë nuk rezultojnë regrut të ri nga Kosova per luftra jasht vendit.

 

Veçoritë e bashkëjetesës ndërfetare tek shqiptarët

Për sa i përket marrëdhënieve ndërfetare mes shqiptarve, shekuj me radhë ka mbretëruar një klimë e ngrohtë vëllazërie e cila cilësohet jo si tolerancë por si bashkëjetesë konstruktive vëllazërore. Kjo bashkëjetesë e mirë ndërfetare tek shqiptarët gjenë mbështetjen në faktin e historisë kombëtare të shqiptarve të përbërë nga tradita e krishterë për pothuajse 20 shekuj; por edhe nga tradita e besimit islam për 2-3 deri në 5 shekuj.

Nga përplasjet e civilizimeve në trojet tona shekuj me radhë, fetarisht kombi eshtë ndar por nuk është përçarë. Kështuqë vëllazëria kombëtare mes shqiptarve gjithmon ishte mbi dasitë fetare. Shqiptarët, ndonëse të ndarë në besime, ata bashkarisht dhe me shumë sakrifica e kane krijuar shtetin e tyre të përbashkët dhe së bashku e kanë ndarë të mirën dhe të keqen shekuj të tërë.

Edhe në ditët tona, për dialog të mirëfillte ndërfetar dhe ndërkulturor lipset angazhim i gjithmbarshëm i shoqërisë civile, i qeverisë, kërkohet sinqeriteti i intelektualeve, i liderve fetarë, çasja e drejtë e mediave, etj.

Zoti askujt nuk i ka dhënë autorizim për t’i denuar njerëzit pafe apo ata me fe të “gabuar”, por na ka porositur që të jetojmë si vëllezër dhe motra duke e dashur njëri-tjetrin në emër të tij, nga se ai është prindi i gjithë njerëzve. Mungesa e tolerancës ndaj një agnostiku apo ndaj atij që ka bindje fetare të ndryshme nga tonat, është armik tinëzar që tregon për përdorimin e shtrembër të fesë. Urrejtja është metodë e padenjë dhe e padrejtë ndaj Hyjit dhe ndaj njeriut. Kështuqë, dhuna (fizike, morale, etj.) është jasht gjitha parametrave fetarë. Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni (Mt 7,1-6) dhe me masën që ne gjykojmë të tjerët, po me atë masë do të gjykohemi një ditë para tij.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »