Shtëpia botuese “DRITA” në Panairin e 18-të të Librit – Prishtina 2016

Jun 7 • Kisha në Kosovë, Kulturë, Uncategorized

Sot, më 7 qershor, në ora 18:00 u bë ceremonia zyrtare e hapjes së Panairit të 18-të të Librit Prishtina 2016, një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore në qytetin e Prishtinës.

Në mesin e shumë botuesve shqiptarë, po marrim pjesë edhe ne SH.B. “Drita”. Sivjet po prezantohemi me rreth 100 tituj, të cilët “Drita” i ka botuar që nga fillimi i saj deri sot.

Në kuadër të Panairit do të organizohet edhe promovimi i dy librave të botuara sivjet nga SH. P. “Drita”.

Të premten, më 10 qershor, në ora 12:00, do të promovohet libri, Isak Shema, Josip V. Rela. Jeta dhe krijimtaria letrare, Drita 2016, i cili është ribotim i rishikuar me rastin 120 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të mirënjohur arbëresh Josip Rela.  

Të shtunën, më 11 qershor, në ora 12:00, do të promovohet libri, Pjetër Bogdani “Çeta e Profetëve” I dhe II, i cili është ribotuar me rastin e 10 vjetorit të kalimit në amshim të Prof. Dr. Engjëll Sedaj, transliterues i tekstit në gjuhën e sotme.

Panairi do të jetë i hapur deri të dielën, më 12 qershor, në ora 18:00.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »