Dashuria, qëllimi origjinal i ligjit

Jun 8 • Meditimi i ditës

8 qershor 2016 – E mërkure, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1 Mbr 18,20-39; ps 15; Mt 5,17-19)

 

Prania e Hyjit

 

Zoti është me mua. Madje më shumë: Zoti është në mua, ai bën që unë të ekzistoj.

Një moment do të pushoj në praninë jetëdhënëse të Hyjit

në trupin, mendjen, zemrën time, në tërë jetën time.

 

Liria

 

O Zot, Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.

Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori në mënyrë të përgjegjshme. Jam i/e lirë për të zgjedhur.

Më ndihmo që të zgjedh që të mund të ndjek ty,

që të jetoj një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.

Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;

Ata në burg, ata që nuk janë të lirë publikisht ta shprehin fenë e tyre.

Më udhëheq që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnesën tënde, në të gjitha gjërat që ndodhin në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

 

Të jesh i vetëdijshëm për diçka domethënë këtë edhe ta vëresh.

O Zot, më ndihmo që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e se ma ke dhuruar jetën;

Faleminderit për këtë dhuratë të jetës.

Më mëso sesi të koncentrohem dhe të jem i/e qetë dhe të kënaqem në sendet që i ke krijuar për mua.

Që ta vërej bukurinë që më rrethon,

mrekullitë e majave të maleve, qetësinë e liqenit, thyeshmërinë e gjethes së lules…

Gjithmonë nevojitet të jem i/e vetëdijshëm/e se të gjitha këto vijnë prej teje.

 

Fjala

 

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ashtu të dëgjoj që të marrë vesh çka dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin, disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 

Mt 5, 17-19

 

17 “Mos t’ju shkojë ndër mend se erdha për ta shlyer Ligjin ose Profetët! Jo, s’erdha të shlyej, por të përkryej. 18 Për të vërtetë po ju them: derisa të jetë qielli e toka, asnjë germë dhe asnjë presje nuk do t’i hiqet Ligjit, por do të zbatohen të gjitha.

19 Prandaj, kushdo që do ta shlyejë njërin ndër këta urdhra, qoftë edhe më të voglin, dhe do t’i mësojë njerëzit të bëjnë ashtu, do të jetë më i vogli në Mbretërinë e qiellit; ndërsa ai që do t’i mbajë dhe do t’i mësojë, do të jetë i madh në Mbretërinë e qiellit.

 

 Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Ngjarja e Shndërrimit na tregon se Jezusi e respekton ligjin dhe historinë e madhe të Ai vendos për ta prurë ligjin te qëllimi i tij origjinal, për të përmbushur atë, duke treguar se është një ligj dashurie. Ai e bazon atë në të kaluarën, e transformon atë dhe e çon në përkryerje.

– Roli primar i një profeti ishte për të mësuar – duke ua përkujtuar njerëzve mesazhin e Zotit dhe duke i thirrur ata të kthehen kur devijonin. Parashikimi i të ardhmes nuk ishte funksioni i tyre kryesor. Jezusi është Profeti i madh që i jep kuptim dhe jetë rregulloreve. Kur e lus Ungjillin, Jezusi është i pranishëm, duke më ndihmuar ta shoh mënyrën më të mirë sesi të eci përpara.

 

Bashkëbisedimi

 

Jezus, po më flet me tekstin e Shkrimit Shenjt.
Bëj që t`i përgjigjem thirrjes tënde të sotshme.
Më mëso që ta njoh dorën tënde vepruese në jetën time të përditshme.

 

Përmbyllja

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Comments are closed.

« »