Besnikëria dhe respekti reciprok, baza e martesës

Jun 10 • Meditimi i ditës

10 qershor 2016 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: 1 Mbr 19,9a.11-16; Ps 26; Mt 5,27-32)

 

Prania e Hyjit

 

Mendoj një moment për praninë e Hyjit rreth meje dhe në mua.

Krijuesi i gjithësisë, diellit dhe hënës, tokës,
të çdo molekule dhe atomi, i çdo gjëje që ekziston, që është:
Hyji është në çdo rrahje të zemrës sime. Ai është në mua, tani.

 

Liria

 

Trungu i trashë dhe i shtrembër i pemës kurrë nuk do të besonte
se mund të bëhet statujë, vepër e mrekullueshme artistike,
dhe kurrë nuk do t`i nënshtrohej daltës së skulptorit,
i cili me gjeninë e tij depërton për të nxjerr të gjitha ato çfarë mund të bëhet prej këtij trungu (Shën Injaci)
Lus për hirin shenjtë që të lejoj të formohem me dorën e Krijuesit tim të dashur.

 

Ndërgjegjësimi

 

Duke iu kthyer detyrave të mia të përditshme,

më përkujto, o Zot,

se je gjithmonë pranë meje.

Kurrë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala

 

Fjala e Hyjit vjen tek ne nëpërmjet Shkrimit Shenjt.
Shpirti Shenjt ma ndriçoftë mendjen dhe zemrën në mënyrë që tu përgjigjem nxitjeve të ungjillit.
Që t`i dua të afërmit si vetveten.
Që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.

 

Mt 5, 27-32

 

27 “Keni dëgjuar se qe thënë: ‘Mos e the kurorën!’ 28 E unë po ju them: kushdo që me dëshirim e shikon një grua, në zemrën e vet e ka bërë fëlligështinë me të. 29 Nëse syri yt i djathtë të çon në mëkat, nxirre e flake larg teje! Është më mirë për ty të humbasësh njërën nga gjymtyrët e tua, se i tërë trupi yt të hidhet në ferr. 30 E nëse dora jote e djathtë të çon në mëkat, preje e hidhe larg teje! Është më mirë për ty të humbasësh një gjymtyrë se i tërë trupi yt të hidhet në ferr.”

31 “Qe thënë edhe: ‘Kush e ndan gruan e vet, le t’ia japë letrën e ndarjes.’ 32 E unë po ju them: kushdo e ndan gruan e vet ‑ përveçse në rastin e fëlligështisë ‑ e bën atë të thyejë kurorën; e nëse ndokush martohet me gruan e ndarë, then kurorën.”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

 – Shoqëria e asaj kohe ishte e fokusuar fuqimisht në ligj. Porse Jezusi thotë se besnikëria reciproke dhe respekti i madh duhet t`i cilësojnë marrëdhëniet tona.

 – Mëkati qëndron në përkeqësimin e këtyre marrëdhënieve. Ideale do të ishtemarrëdhënia martesore të pasqyrojë besnikërinë dhe dashurinë e vazhdueshme të Hyjit ndaj nesh. A mund të ndihmoj në ndonjë mënyrë për të konsoliduar të paktën një martesë – timen ose të dikujt tjetër?

  

Bashkëbisedimi

 

Ç` ndodhë në mua kur lus?

A jam i ngushëlluar, i shqetësuar, apo indiferent?

E paramendoj Jezusin duke ndenjur apo është ulur pranë meje

dhe ia paraqes të gjitha çfarë jam duke ndjerë.

 

Përmbyllja

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »