Do të promovohet ribotimi i “Çetës së Profetëve” I dhe II
Në kuadër të Panairit të librit Prishtina 2016, nesër, e shtunë 11 qershor, ora 12:00 do të bëhet promovimi i librit Pjetër Bogdani “Çeta e profetëve” I dhe II, botim i Sh. B. “Drita”, i cili ribotohet me rastin e 10 vjetorit të kalimit në amshim të Prof. Dr. Engjëll Sedaj, transliteruesit në gjuhën e sotme.
Në promovim do të flasin Dr. Don Lush Gjergji, Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës dhe Prof. Dr. Anton Berishaj, pedagog në Universitetin e Prishtinës, studiues i veprës së Pjetër Bogdanit. Promovimin do ta udhëheqë Prof. Dr. Xhavit Beqiri, pedagog në Universitetin e Prishtinës.
« Arbëreshi që shpëtojë vegëzimin e traditës Zemër e lirë nga varësitë »