SHTEGTIM NË VATIKAN/ Shenjtërimi i Nënë Terezës (2-6 shtator 2016)

Jun 11 • Kisha në Kosovë

Me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, që do të bëhet në Vatikan, më 4 shtator 2016, Ipeshkvia e Kosovës organizon shtegtim.

Më poshtë, po ju japim të dhënat e domosdoshme për të interesuarit që do t’i bashkohen grupit të shtegtarëve të Kishës sonë.

Pas angazhimeve të shumta për të bërë sa më të lehtë udhëtimin në Vatikan në shtator të këtij viti, kur do bëhet shenjtërimi i Nënë Terezës, kemi arritur të bëjmë rezervimin për dy net në Hotel në Romë. Udhëtimi bëhet me autobus dhe traget.
Kostoja për një person është 450 euro! Në këtë çmim është përfshirë udhëtimi Kosovë-Itali dhe Itali-Kosovë, qëndrimi në Romë, pra komplet shpenzimet për një shtegtar!

            Në këtë pagesë përfshihen:

  1. Regjistrimi për pjesëmarrje.
  2. Transporti me autobus gjatë qëndrimit në Itali.
  3. Akomodimi në dhoma.
  4. Darka e përfshirë me 3 dhe 4 shtator si dhe mëngjesi me 4 dhe 5 shtator.
  5. Vizita në muzeun e Vatikanit.
  6. Udhëheqja në muze nga personi zyrtar (ciceroni).

Nëse ndokush dëshiron të ketë një dhomë personale gjatë qëndrimit në Romë do të duhej të shtojë 50 euro më shumë. Për këtë duhet të lajmëroheni me kohë.

 

NISJA: do të bëhet më 02-09-2016: Prishtinë – Durrës – Bari – Romë

KTHIMI: do të jetë më 05-09-2016 Romë – Bari – Durrës – Prishtinë

Luten të gjithë të interesuarit që të bëjnë regjistrimin e aplikacionin online tek www.drita.info dhe të bëjnë pagesën paraprakisht për udhëtim në vlerën e lartshënuar!

Regjistrimi do të zgjasë deri më 15 qershor 2016 dhe pagesa duhet të kryhet deri në këtë datë në numrin e kontos, i cili do të ju vije me email pasi të keni bërë regjistrimin online. Kur të bëhet pagesa duhet të theksohet: shtegtimi në Romë.

 

Për vizë secili do të aplikon personalisht sipas rregullave që kërkon ambasada Italiane. Në Ambasadë do të shkojmë në grupe. Për ditën dhe orën secili do te informohet me kohë.

Për eventualitetet e tjera do të njoftoheni gjatë ditëve në vijim. Të dhënat për informacione shtesë do t’i merrni përmes email-it.

Komisioni për shtegtimin në Romë

Shpërndaje

Comments are closed.

« »