Zemër e lirë nga varësitë

Jun 11 • Meditimi i ditës

11 qershor 2016 – E hënë, Shën Barnaba, ap., MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

(Leximet e ditës: Vap 11,21b-26; 13,1-3; Ps 97; Mt 10,7-13)

 

Prania e Hyjit

 

Teksa jam duke ndenjur pranë kompjuterit tim, Hyji është këtu.

Rreth meje, në përjetimet, mendimet e mia dhe thellë në mua.

Ndalem një moment dhe e vetëdijesoj

praninë gjallëruese të Hyjit.

 

Liria

 

O Zot, Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.

Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori në mënyrë të përgjegjshme. Jam i/e lirë për të zgjedhur.

Më ndihmo që të zgjedh që të mund të ndjek ty,

që të jetoj një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.

Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;

Ata në burg, ata që nuk janë të lirë publikisht ta shprehin fenë e tyre.

Më udhëheq që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnesën tënde, në të gjitha gjërat që ndodhin në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

 

Në praninë e Krijuesit tim të mëshirshëm
duke qenë i/e sinqertë sa të jetë e mundur, i shikoj ndjenjat e mia të ditës që shkoi:
lartësitë, humnerat dhe nivelin në mes, madje edhe rrjedhën “normale” të ngjarjeve.
A po shoh ku ishte Zoti në këto ngjarje në ndjenjat e mia?

 

Fjala

 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit pa u ngutur, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Mt 10, 7-13

 

7 Gjatë udhëtimit predikoni: ‘Mbretëria e qiellit është afër!’ 8 Shëroni të sëmurit, ngjallni të vdekurit, pastroni të gërbulurit, dëboni djajtë! Falas morët, falas edhe jepni! 9 Mos grumbulloni në brezat tuaj as ar, as argjend, as të holla bakri; 10 as strajcë udhëtimi, as dy palë petka, as sandale, as shkop, sepse punëtori ka të drejtë për ushqimin e vet.

11 Në çdo qytet apo fshat që të hyni, pyetni a është aty ndonjë njeri i ndershëm e banoni tek ai derisa të shkoni më tej. 12 Kur të hyni në shtëpi, uroni paqe. 13 Nëse shtëpia është e ndershme, le të zbresë mbi të paqja juaj; po nuk qe e denjë, paqja juaj le të kthehet tek ju.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– O Zot, kam marrë shumë gjëra falas dhe do të duhej të jepja pa shpresuar se do të ma kthejnë. Kjo do të duhej të ishte një gjë e thjeshtë, por në një shoqëri ku çdo gjë ka çmimin e vet është diçka shumë e komplikuar.

– Gjatë kohës që të dëgjoj, lus që të më japësh dritë, në mënyrë që ta ndjek kërkesën tënde për një zemër të lirë.

 

Bashkëbisedimi

 

Jezus, ti na thërret që të shkojmë pas teje dhe ta kompletojmë veprën tënde mbi tokë. Më ndihmo të shkoj përtej zonës sime të rehatisë dhe të jap fryt në shërbimin tënd.

 

Përmbyllja

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »