A jam i/e lumtur se Hyji sheh gjithçka që bëj?

Jun 15 • Meditimi i ditës

15 qershor  2016 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2 Mbr 2,1.6-14; Ps 30; Mt 6,1-6.16-18)

 

Prania e Hyjit

 

Ndalem një moment dhe përpiqem të vetëdijesohem se Hyji është i pranishëm:

në afërsinë time, në atë çfarë bëj, në njerëzit që i takoj,

në rrethanat e përditshme në të cilat ndodhem.

Si mund ta bëj këtë realitet edhe më të gjallë?

 

Liria

 

Hyji sillej me mu ashtu siç bën një mësues shkolle me një fëmijë:

më mësonte. (Shën Injaci)
Do ta kujtoj se ekzistojnë edhe shumë gjëra për të cilat Hyji duhet të më mësojë,
dhe do të lus për hirin që t`i vërej
dhe t`i lejoj që nëpërmjet tyre të më ndryshojë.

 

Ndërgjegjësimi

 

Si po e përjetoj/ndiej sot veten?

Si jam duke u sjellë me Hyjin? Me të tjerët?

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të them: faleminderit.

A ekziston diçka që do të duhej të më vinte keq? Atëherë do të them: më fal.

 

Fjala

 

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Mt 6,1-6.16-18

 

1 “Ruajuni të mos i bëni veprat tuaja të mira në sy të njerëzve për t’u parë prej tyre! Përndryshe nuk do të keni farë shpërblimi te Ati juaj që është në qiell.

2 Prandaj, kur të ndash lëmoshë, mos i bjer borisë para vetes, siç bëjnë shtiracakët në sinagoga dhe në rrugë të madhe për t’u nderuar prej njerëzve. Për të vërtetë po ju them: u ndanë me atë shpërblim! 3 Ndërsa ti, kur të bësh lëmoshë, të mos dijë e majta çfarë bën e djathta, që lëmosha jote të jetë e fshehtë, 4 e Ati yt që sheh në fshehtësi, do ta shpërblejë.”

5 “Kur të luteni, mos bëni si shtiracakët, të cilëve u pëlqen të luten në këmbë në sinagoga dhe në sheshe të rrugëve, që t’i shohin njerëzit. Përnjëmend po ju them: u ndanë veç me atë shpërblim! 6 Ndërsa ti, kur të lutesh, hyr në dhomën tënde, mbylle pas vetes derën e lutju Atit tënd që është në fshehtësi; e Ati yt që sheh në fshehtësi, do të të shpërblejë.

16 “Edhe kur të agjëroni, mos u mërrolni porsi shtiracakët, të cilët marrin një hije të rëndë në fytyrë për t’u treguar njerëzve se agjërojnë: përnjëmend po ju them: u ndanë veç me atë shpërblim! 17 Ti, përkundrazi, kur të agjërosh, përeroje kokën tënde dhe laje fytyrën tënde, 18 që të mos e vënë re njerëzit se po agjëron, por Ati yt, që është në fshehtësi. Ati yt që sheh në fshehtësi, do të të shpërblejë.”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?



Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

–  A kam një dhomë të fshehtë, ku e takoj Hyjin? A jam i/e lumtur se Hyji sheh gjithçka që bëj?

–  Mbretëria e Hyjit bëhet e dukshme nëpërmjet të praktikuarit tim publik të fesë dhe nëpërmjet veprave të mia të dashurisë dhe besimit.

 

Bashkëbisedimi

 

A po i vërej reagimet e mia ndërsa jam duke lutur me Fjalën e Hyjit?

A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo më gërdit?

Ndërsa e paramendoj Jezusin se si rri ulur apo qëndron pranë meje,

në besim, si mikut më të mirë, i flas për ndjenjat e mia.

 

Përmbyllja

 

Të falënderoj, o Zot, për kot momente që i kalova vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »