Të drejtohesh nga mundësitë dhe shanset pozitive

Jun 17 • Meditimi i ditës

17 qershor 2016 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2 Mbr 11,1-4.9-18.20; Ps 131; Mt 6,19-23)

 

Prania e Hyjit

 

Jezusin mund ta kërkojmë në çdo kohë të ditës o të natës.
Ai gjithmonë pret, duke përgjuar thirrjen tonë.
Çfarë bekimi i mrekullueshëm!
Nuk kam nevojë as për telefon as e-mail, vetëm një pëshpëritje.

 

Liria

 

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.

Shpesh herë lehtë e kuptoj dhe e pranoj këtë dhuratë.

Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,

me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi

 

Duke iu kthyer detyrave të mia të përditshme,

më përkujto, o Zot,

se je gjithmonë pranë meje.

Kurrë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala

 

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj pa u ngutur

dhe ia vë mendjen fjalisë apo ngjarjes që më flet diçka.

 

Mt 6, 19-23

 

19 “Mos grumbulloni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja e ndryshku, ku vjedhësit birojnë muret e vjedhin! 20 Mblidhni për vete visare në qiell, ku s’brejnë as tenja as ndryshku e ku vjedhësit nuk birojnë mure as nuk vjedhin. 21 Sepse, ku është thesari yt, aty do të jetë edhe zemra jote.”

22 “Syri është dritëza e trupit. Në qoftë, pra, se syri yt është i shëndoshë, i tërë trupi yt do të jetë i ndriçuar. 23 Por në qoftë syri yt i sëmurë, i tërë trupi yt do të jetë i errët. Në qoftë, pra, se drita që është në ty është errësirë, sa terr i madh do të jetë!”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Ligji i Moisiut ishte shumë i saktë – mbulonte të gjitha shanset dhe mundësitë. Jezusi i fton dëgjuesit për të thelluar kuptimin e tyre duke vënë në kundërshtim thesarin tokësor me atë qiellor si dhe errësirën me dritën. A mund të mësoj diçka nga kjo?
– A e pranoj dritën apo lejoj që errësira ta turbullojë shikimin/vizionin tim? O Zot, më ndihmo që të drejtohem nga mundësitë dhe shanset pozitive.

 

 Bashkëbisedimi

 

Jezus, gjatë kohës kur e përshkove tokën

fëmijët e vegjël gjithmonë i ke dashur shumë.

Më mëso që të kem besim fëmijëror në ty;

që të jetoj me dije se kurrë nuk do të më lësh.

 

Përmbyllja

 

Faleminderit, o Zot, për çdo nxitje që më dhurove, gjatë këtyre momenteve të kaluara me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Comments are closed.

« »