Festa e shugurimit të Kishës në Peshter

Jun 19 • Kisha në Kosovë

Sot, më 19 qershor 2016 u festua dita e shugurimit të Kishës së Shën Sebastianit në Peshter, që njihet për banorët e zonës si Sh’Masjani i Pranverës.

Kisha e Peshterit është e ndëruar më 1935, në vitin 1965 është bërë bekimi, kurse në vitin 1985 shugurimi i saj. Që nga dita e shugurimit, besimtarët e kësaj famullie të udhëhequr nga meshtarët e tyre, e kanë festuar këtë ditë për të kujtuar këtë vepër të shenjtë për kishën e tyre.

Meshën solemne e kremtoj biri i kësaj famullie Imzot Zef Gashi, argjipeshkëv i Tivarit në pension, në bashkëmeshim me famullitarin e Peshterit  Don Kastriot Idrizi. Motra Hana dhe kori i kishës kënduan në meshë për të qenë kjo e kremte solemne dhe e bukur, kurse të rinjtë pas meshe, me zell dhe bujari shërbyen të pranishmit me pije feskuese.

Urime të gjithëve dita e shugurimit të kishës së Peshterit, u kremtofshin përherë meshe e akte liturgjike në këtë tempull të Zotit. (nga Famullia e Peshterit)

Shpërndaje

Comments are closed.

« »