Zoti më thërret në një marrëdhënie më të thellë

Jun 19 • Meditimi i ditës

19 qershor 2016 – E diela 11-të gjatë vitit `C`, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: 2 Sam 12, 7-10.13; Ps 31; Gal 2,16.19-21; Lk 7, 36-8,3)

 

Prania e Hyjit

 

“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë e unë do t`ju çlodh“.

Ja ku jam, o Zot.

Kam ardhur ta kërkoj praninë tënde.

Me afsh e dëshiroj fuqinë tënde që shëron.

 

Liria

 

Në realizimin e lirisë së brendshme më së shpeshti më bllokon prirja ime

që lejoj të robërohem me frikën dhe pritshmëritë çfarë do të nevojitej apo duhej të isha.

Reagimet e mia të zakonshme më pengojnë që t`i kërkoj fusha të ndryshme të zhvillimit dhe të rritjes sime.

Do të lus për një ndjenjë më të madhe të lirisë së brendshme

dhe që të mund të arrij diçka të re nga ajo çfarë Hyji kërkon prej meje.

 

Ndërgjegjësimi

 

Më ndihmo, o Zot, që të jem edhe më i/e vetëdijshëm/e për afërsinë tënde.

Më mëso se si të njoh në të tjerët.

Mbushe zemrën time me falënderim për shkak të dashurisë sate

të cilën ma ke treguar nëpërmjet njerëzve tjerë.

 

Fjala

 

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është i parashikuar për sot.

Lexoj ngadalë

dhe ia vë mendjen fjalisë apo ngjarjes që më flet diçka.

 

Lk 9,18-24

 

18 Dhe ndodhi që, ndërsa Jezusi po lutej në vetmi, dishepujt ishin bashkë me të. Dhe ai i pyeti duke thënë: “Kush thonë turmat se jam unë?”.

19 Ata duke u përgjgjur thanë: “Disa thonë “Gjon Pagëzori”, të tjerë “Elia” dhe të tjerë një nga profetët e lashtë që është ringjallur”.

20 Dhe ai u tha atyre: “Po ju, kush thoni se jam unë?”. Atëherë Pjetri duke u pergjigjur tha: “Krishti i Perëndisë”.

21 Atëherë ai i porositi rreptë dhe i urdhëroi të mos i tregojnë kurrkujt,

22 duke thënë: “Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, ta përbuzin pleqtë, krerët e priftërinjve dhe skribët, ta vrasin dhe të tretën ditë të ringjallet”.

23 Pastaj u tha të gjithëve: “Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë.

24 Sepse kush do ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por kush do ta humbasë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë.

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Lehtë e kam të mendoj se si do të isha nxënës më i mirë po të ishte situata më ndryshe. Do të reflektoj se çfarë rruge është ajo nëpër të cilën jam duke ecur me Jezusin; ai nuk më flet prej së largu, por e di ku jam dhe dëshiron të ecë me mua.

– Kërkon prej meje që mos të lejoj të trazohem dhe vëmendjen time ta preokupojnë brengat dhe ankthet. Do të marr kohë këtë të diele që të dëgjoj sesi më thërret Zoti në një raport të një niveli që është më i thellë se çdo shpërqendrim.

 

Bashkëbisedimi

 

Zot, ti më njeh më mirë se unë e njoh veten time.
Shpirti yt e përshkon çdo moment të jetës sime.
Faleminderit për hirin dhe dashurinë që e ndikon mbi mua.
Faleminderit për ftesën tënde të vazhdueshme, të butë për të lejuar të hysh në jetën time.
Më fal për momentet kur e kam refuzuar atë ftesë, dhe e kam mbyllur veten para teje.
Më ndihmo që gjatë ditës të vij, ta njoh praninë tënde në jetën time, të ta çel zemrën, që të lejoj të veprosh në mua, përlavdinë tënde më të madhe.

 

Përmbyllja

 

Faleminderit, o Zot, për çdo nxitje që më dhe gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »