Dhembshuria na mbron nga (para)gjykimet

Jun 20 • Meditimi i ditës

20 qershor 2016 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2 Mbr 17,5-8.13-15a.18; Ps 59; Mt 7,1-5)

 

Prania e Hyjit

 

Ndërsa je duke u përgatitur për këtë tërheqje të shkurtë shpirtërore, pusho një moment.

Merr disa herë frymë thellë dhe lejoji vetes të rritesh në heshtje.

Ji i/e vetëdijshëm/e për praninë dashuruese të Zotit në ty.

 

Liria

 

Hyji ma ka dhënë dhuratën e lirisë.
Madje edhe nëse jam fizikisht i robëruar, shpirti im është i lirë.
Më ndihmo që lirinë e dhënë prej teje, me hirin tënd, ta përdori mençur.

 

Ndërgjegjësimi

 

Jetoj në një rrjetë marrëdhëniesh – lidhjesh me natyrën, me njerëz, me Zotin.

I lejoj vetes t`i ndiej këto lidhje duke falënderuar për jetën që rrjedh përmes tyre.

Disa prej këtyre lidhjeve janë shtrembëruar, dëmtuar, ose janë ndërprerë:

për këtë arsye ndoshta ndihem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.

Lus për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

 

Në gjendjen momentale të shpirtit do të koncentrohem me besim në tekstin e sotshëm.

Beso se Shpirti Shenjt është i pranishëm

dhe se ai mund të të frymëzojë që të zbulosh çfarë të flet ky tekst i sotshëm.

Lexo me vëmendje dhe kuptim; përgjo çfarë është duke ndodhur në zemrën tënde.

 

Mt 7, 1-5

 

“Mos gjykoni, që të mos gjykoheni! 2 Sepse me çfarë gjykimi të gjykoni, me atë do të gjykoheni! E me atë masë që matni, me atë edhe juve do t’ju matet. 3 Pse e shikon lëmishten në sy të vëllait tënd, kurse nuk e sheh traun në syrin tënd? 4 Dhe, si mund t’i thuash vëllait tënd: ‘Prit të ta nxjerr lëmishten nga syri yt’, ndërsa ke traun në syrin tënd? 5Shtiracak, nxirre më parë traun nga syri yt, e pastaj do të shohësh ta nxjerrësh lëmishten nga syri i vëllait tënd.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  – Ne shumë lehtë dimë të jemi të verbër për gabimet tona personale, kurse shumë të ndjeshëm dhe vigjilent për ato të të tjerëve. Njeriu është i prirë të favorizojë vetveten, dhe të ketë paragjykime për të tjerët. Është më e lehtë të thuhet se problemi nuk është tek unë, por diku tjetër. E vërteta është shpeshherë se personi tjetër është një sfidë për mua, pasi përndryshe pse do të isha kritik? Kjo mund të jetë sfiduese për të pranuar të vërtetën mbi veten time.

– Ndryshimi, kthimi ose shndërrimi fillon në shtëpi duke u interesuar për historinë/biografinë e tjetrit, duke e parë angazhimin e tij/saj në mënyrë të qartë dhe duke qenë i/e sinqertë në lidhje me këtë. Ndryshimi i vogël është i mundshëm nëse e pranojmë se kemi nevojë për të. Ne duhet të falim, duhet të shohim të mirën te të tjerët dhe të shmangim krahasimet. Të qenët i hapur ndaj udhëheqjes së Zotit është një parakusht për një qasje të shëndetshme kundruall situatave të caktuara.

 

Bashkëbisedimi

 

Ku ndodhen ato fjalë kryesore që po mundohen të më tregojnë dashurinë e Hyjit?
Ku jam i/e thirrur për të falur, për të kuptuar, për të kërkuar falje, për t`u përmirësuar?
Ku kam qenë i/e lëvizur nga dashuria apo nga frika?
Ndaji ndjenjat e tua me Jezusin.

 

Përmbyllja

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »