Inaugurohet Shtatorja e Nënë Terezës në Gjermani

Jun 20 • Kisha ndër Shqiptarë, Kulturë

Në vitin e shenjtërimit të së Lumes Nënë Tereza, me qëllim të promovimit të karizmës tereziane, një dhuratë e jashtëzakonshme e shenjtëreshës shqiptare, si një humaniste e përmasave botërore që e ka mahnitë botën mbarë, bashkatdhetarët tanë në Gjermani, përkatësisht Shoqata Humanitare “Sali Çekaj” dhe Misioni Katolik Shqiptar në Stuttgart, në një bashkiniciativë dhe bashkëorganizim, kanë bërë të mundur që këtë të shtunë, më 18 qershor 2016, të inaugurohet shtatorja e të Lumes Nënë Tereza në Phaffenhofen – Mynih, që gjendet në Shtetin Federal të Bavarisë në Gjermani.

Ceremonia e kësaj ngjarje të shenjtë dhe kulturore filloj në Kishë, ku u bënë lutje për bekimin e shtatores nën udhëheqjen e Ipeshkvit i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në praninë e Mulla Xhevat Kryeziut, At Nikollë Marku dhe Baba Edmond Brahimja, Motrave të Nënë Terezës, miq gjerman dhe bashkatdhetar të shumtë, aktivistë e njerëz të kulturës.

Krejt kjo ngjarje ishte përcjellë me lutje, muzikë shqiptare, valle tradicionale të të rinjve. Është kënaqësia e të gjithëve që të jemi bijat dhe bijtë e një Nënë të botës, nën ombrellën e së cilës identifikohemi dhe paraqitemi para miqve, njerëzve vullnetmirë në botë. Kjo frymë tereziane na përcjelltë në jetën shqiptarëve të kudondodhur.

Në mbrëmje të kësaj dite u organizua edhe Nata shqiptare me qëllim të prezantimit të specialiteteve ushqimore tradicionale shqiptare për qytetarë gjerman dhe mysafirë të ndryshëm.

Shtatorja është punë e duarve të artistit të Kosovës, Tali Istrefi, që ishte i pranishëm në këtë inaugurim.

[wonderplugin_gallery id=”5″]

Shpërndaje

Comments are closed.

« »