Lindja e Gjon Pagëzuesti – Festë në Famullinë e Zllakuqanit

Jun 25 • Kisha në Kosovë

Zllakuqan, e premte, 24 qershor 2016

Në festën e pajtorit të Famullisë së Zllakuqanit, u kremtua mesha në praninë e qindra besimtarëve në oborrin e Kishës së Shën Gjon Pagëzuesit, i cili ishte i tëri i përgatitur enkas për të pranuar shtegtarë të devotshëm të këtij shenjti, kryesisht nga Lugu i Drinit, por edhe më gjerë.

Meshën solemne e kremtojë Ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dekanatit të Pejës e të tjerë që u bashkëngjiten këtij kremtimi.

“Gjon Pagëzuesi është një shenjt shumë i dashur për këtë pjesë të Kosovës, për besimtarët e kësaj ane, që tradicionalisht e kanë lutur Pararendësin e Jezusit”, tha Imzot Dodë Gjergji, i cili u përqendrua në figurën e rëndësishme të Shën Gjon Pagëzuesit që ka në Historinë e Shëlbimit. Si profet i fundit i Besëlidhjes së Vjetër dhe i vetmi Besëlidhjes së Re, Shën Gjon Pagëzuesi është kulmi i profetëve, profeti që tregoji drejtpërdrejt kush është Mesia, Shpëtimtari i botës  dhe i njerëzimit. Lindja e tij është ngjarje e Provanisë Hyjnore, që përgatiti ardhjen e Shëlbuesit, Jezu Krishtin.

Ipeshkvi u përqendrua në tri pika thelbësore që e kanë karakterizuar jetën e Shën Gjonit: përvujtëria, varfëria dhe guximi. Përmblethas po i paraqesim disa mendime mbi të cilat Ipeshkvi bëri homelinë e tij domethënëse:

Përvujtëria, i vetëdijshëm për misionin e tij, asnjëherë nuk e vëri vetveten si qëllim, por si mjet, pasi e kuptoj se ishte zëri për të shpallur atë që po vjen; ai tha se unë duhet të ulem e Ai (Jezusi) të ngritet. Kjo karakteristike e këtij burri të shenjtë është shembull për ne sot, që të jemi një zë dhe një mjet për të dërguar të tjerët te Jezusi, me përvujtëri e duresë.

Varfëria, jetojë një jetë modeste, e cila ishte shenjë e përkatësisë së plotë në shërbim të shpalljes së Mesisë, dhurimi tërësor i Mbretërisë së Hyjit që Jezusi e ka filluar. Ai tregoi se për të qenë i madh para Zotit, nuk ke nevojë për pasuri të kësaj bote. Duhet të jesh i pasur në shpirt.

Guximi, i cili e bëri që të mos ndalet ta tregojë të keqen që ndodhte në popullin e Izraelit. Ai pati guximin e shenjtë t’i thotë Herodit, se atë çfarë ai kishte bërë, është mëkat, një e keqe e padurueshme para Zotit dhe njerëzve. Vetëm njerëzit e shenjtë kanë guxim me e denoncua të keqen.

Sot, duke e kremtuar Gjon Pagëzuesin, nuk mund të mos jetë një ftesë edhe për ne, që ashtu si Gjoni ishte i dërguar tek populli i zgjedhur për të pagëzuar për kthim e për përqafimin e Jezusit, edhe ne jetmi të dërguar në popullin tonë për t’i drejtuar njerëzit te Jezusi, për t’i përgatitur që ta përqafojnë atë si Shëlbues të vetin. Nëse ne nuk do ta bëjmë këtë, kush do ta bëjë?

Kremtimi i meshës ishte i përcjellë me këngë liturgjike të korit të Famullisë, të përbërë nga të rinj e të reja nën udhëheqjen e motrave vinçenciane.

0.02.01.a7b5cbb794331503b1e5217664e7ab33abb8a90ac991deced981ae14b6d89b9a_full (1)

Shpërndaje

Comments are closed.

« »