Qëndrimi i butë, më i fortë se dëshira për hakmarrje

Jun 26 • Meditimi i ditës

 26 qershor 2016, E diela 13 gjatë vitit `C`, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Mendoj një moment për praninë e Hyjit rreth meje dhe në mua.
Krijuesi i gjithësisë, diellit dhe hënës, tokës,
të çdo molekule dhe atomi, të çdo gjëje që ekziston, çdo gjëje që është:
Hyji është në çdo rrahjet e zemrës sime. Ai është në mua, tani.

 

Liria

 

Zoti e njeh lirinë time, ajo për të nuk është e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,

që më udhëheq në mënyrën pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lus për hirin e shenjtë që të lejoj të çlirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 

Ndërgjegjësimi

 

Duke iu kthyer detyrave të mia të përditshme,

ma përkujto, o Zot,

se je gjithmonë pranë meje.

Kurrë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala

 

O Zot, je bërë njeri për të biseduar me mua;

ke ecur dhe punuar në këtë tokë; ke pësuar të nxehtët dhe të ftohtët.

Koha që e ke kaluar në tokë ka qenë e plotësuar me kujdesin për njerëz.

Ke shëruar të sëmurë, ke ringjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.

 

Lk 9, 51–62

 

51 Kur erdhi koha që Jezusi të ngrihej nga kjo botë, mori vendim të palëkundshëm të shkojë në Jerusalem.

52 Përpara dërgoi lajmëtarët e vet. Këta shkuan dhe hynë në një fshat samaritanësh për të përgatitur ardhjen e tij. 53 Por ata s’deshën ta pranojnë aty, sepse ishte nisur për Jerusalem. 54 Kur e panë këtë gjë, nxënësit ‑ Jakobi e Gjoni, thanë: “Zotëri, a do të urdhërojmë ‘që zjarri të zbresë nga qielli e t’i zhdukë?’“ 55 Jezusi u kthye kah ata dhe i qortoi.

56 Dhe u nisën për një fshat tjetër.

57 Ndërsa po bënin rrugë, një njeri i tha:

“Unë dua të vijë pas teje ngado që të shkosh!”

58 Jezusi iu përgjigj:

“Dhelprat i kanë strofujt e vet edhe shpendët e qiellit çerdhet, kurse biri i njeriut nuk ka ku ta mbështesë kokën!”

59 Një tjetri i tha:

“Eja pas meje!”

Por ai iu përgjigj: “Zotëri, më lejo të shkoj një herë e ta varros tim atë!”

60 “Lëri ‑ iu përgjigj Jezusi ‑ që të vdekurit t’i varrosin të vdekurit e vet e ti shko e prediko Mbretërinë e Hyjit!”

61 Atëherë i tha një tjetër:

“Unë po vij me ty, Zotëri, por më jep leje njëherë të shkoj e të përshëndetem me anëtarët e familjes sime.”

62 “Kushdo ‑ iu përgjigj Jezusi ‑ që vë dorën në parmendë dhe sillet e shikon mbrapa, nuk është i përshtatshëm për Mbretërinë e Hyjit!”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Jakobi dhe Gjoni ishin të palodhshëm dhe reflektonin në mënyrën e tyre: çfarë dobie ka nëse posedon fuqi, pushtet, por nuk mundesh ta shfrytëzosh kundër atyre që janë kundër teje? Qëndrimi i butë dhe tolerant i Jezusit është më i fortë se zemërimi dhe dëshira e tyre për hakmarrje. Fjala e urtë e vjetër thotë: Më shumë miza mund t`i tërheqësh me një lugë të vogël me mjaltë sesa me një vozë uthull.

– Jezusi kërkon angazhim – një angazhim të vërtetë; është koha për një gjë të tillë. Në rrugën tonë sot duhet të predikojmë Mbretërinë e Hyjit. Nëse e presim “momentin e duhur” rëra e kohës shpejt do të na rrjedhë nëpër gishta.

– Duke parë botën nga pikëpamja e Zotit, do të përpiqem t’i shërbej atij çdo ditë.

 

Bashkëbisedimi

 

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.

Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.

 

Përmbyllja

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »