Komandanti i KFOR-it Miglietta viziton Ipeshkvinë e Kosovës

Jun 28 • Kisha në Kosovë

Konmandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, dje më 26 qershor 2016, mori pjesë në meshën e shenjtë në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, me një grup ushtarësh nga Film City – Prishtinë dhe me Komandantin e Carabinierëve Paolo Coletta. Pas meshe komandanti u ndal në drekë miqësore në Rezidencën e Ipeshkvisë si mysafirë i Sh. T. Imzot Dodë Gjergji.

Gjenerali Miglietta këtë vit e kryen misionin e tij në Kosovë, prandaj ka dashur të jetë i pranishëm në meshën e të dielës me besimtarë dhe me ipeshkvin, për të bashkëndarë çaste miqësore dhe për të shprehur falënderim për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy institucioneve: KFOR dhe Ipeshkvi.

Imzot Dodë Gjergji e falënderojë gjeneralin Miglietta për shërbimin e tij të pakursyer në Kosovë, për punën e ushtarëve të KFOR-it që vazhdojnë ta bëjnë në Kosovës dhe për bashkëpunimin e sinqertë me Kishën tonë.

Ushtarët e KFOR-it janë shpesh të pranishëm në meshë dhe në festat e Kishës sonë. Ata shprehen të kënaqur për mikpritjen dhe familjaritetin që e gjejnë, pasi e ndjejnë të jenë në ambiente familjare të njëjta me ato të vendeve të origjinës së tyre.

[wonderplugin_gallery id=”6″]

Shpërndaje

Comments are closed.

« »