10 gjëra që mund t’i mësojmë nga Shën Pjetri dhe Shën Pali

Jun 29 • Këndvështrime

Mësimi nga Shën Pjetri

  1. Disa miq mund t`i tradhtosh, por ata kurrë nuk do të tradhtojnë ty.
  2. Kur mendon për zgjedhjen e profesionit tënd të ardhshëm, lëri Hyjit zgjedhjen tënde.
  3. Hyji do të të përgatisë mirë për misionin tënd, mos mendo për gjërat që të mungojnë.
  4. Udhëheqës i vërtetë bëhesh vetëm atëherë kur mëson t`u shërbesh atyre më të vegjëlve.
  5. Kur frika ka mundësi ta pushtojë jetën tënde, mos harro se kush është në anën tënde.
  6. Kupto se të gjithë shenjtërit ishin njerëz të rëndomtë.
  7. Të tjerët mund t`i mësosh për Hyjin vetëm atë që ti tashmë vetë je duke jetuar lidhur me Të.
  8. Edhe pse s`je tërësisht i përsosur, mos u bëj merak për këtë, dorëzoju Hyjit, Ai tashmë ka diçka në plan.
  9. Edhe kur i fyen ata që i do, tregoju se të vjen keq për atë që ka ndodhur.
  10. Kryqi nuk do ta kursej askënd, vetëm është pyetje se në çfarë forme do të vijë.

Mësimi nga Shën Pali

  1. Kthimi (konvertimi) kurrë nuk është proces i përfunduar, kthehesh deri në sekondën e fundit të jetës sate.
  2. Njerëzit që s`mund ta ndryshojnë veten e vet, s`mund ta ndryshojnë botën.
  3. Nëse mundesh udhëto shumë, vetëm kështu do ta dish se ke jetuar me të vërtetë.
  4. Zoti nuk ka shumë detyra për ty, por atë një që ka ndërlidhet me tërë botën.
  5. Veprat e tua gjithmonë flasin shumë më tepër se të gjitha fjalët e tua të shkruara.
  6. Kur je gati për ta dhënë jetën për diçka, atëherë kjo do të thotë që e ke njohur vetë thelbin e jetës.
  7. Frymëzoji të tjerët! Njerëzit, pas takimit me ty, le të ndryshojnë më shumë, le të bëhen njerëz më të mirë.
  8. Nuk do të bëjë keq çdo vuajtje, ka vuajtje që janë plot me bekime.
  9. Kur Zoti ta beson ndonjë detyrë, atëherë ta beson edhe forcën për të.
  10. Pasi të jesh nisur pas Krishtit, më nuk ke të kaluar, atëherë vetëm ke të ardhmen.

Të përzgjedhura nga Mario Žuvela; Përktheu për Dritën: P. Shtjefen Dodes SJ

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »