Kuvendi i Kosovës shpall 5 shtatorin “Ditë të bamirësisë” për nder të Nënë Terezës
Sot, më 11 korrik 2016, në orët e paradites, në një seancë të rregullt të Parlamentit të Republikës së Kosovës, deputetët me votim unanim miratojnë propozimin që 5 shtatori të shpallet “Ditë e Bamirësisë” për nderë të festës së Nënë Terezës.
Ky propozimi dhe kjo dëshirë ka lindur para disa viteve, por vetëm sot ajo u bë zyrtare. Njëkohësisht, ky miratim i Kuvendit është një akt nderimi institucional për bijën e popullit tonë dhe Nënën e botës, në vitin shumë domethënës, sepse pikërisht sivjet me 4 shtator, në Vatikan, Papa Françesku do ta shpall të shenjtë Nënë Terezën, që nënkupton se mbarë bota do ta quaj edhe zyrtarisht, Shenjta Nënë Tereza.
Shpresojmë që 5 shtatori do të jetë ditë e frymëzimit terezian, për të mishëruar shpirtin e saj të përkushtimit ndaj njeriut vëlla dhe motër.
O Nënë Tereza, ndërmjetëso për ne te Zoti.
« Imzot Dodë Gjergji pret në vizitë Ministrin e Diasporës Valon Murati Sfida e (mos)besimit »