A bën pjesë në farefisin e Jezusit?

Jul 19 • Meditimi i ditës

19 korrik 2016 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Mik 7,14-15.18-20; ps 84; Mt 12,46-50)

 

Prania e Hyjit

Shpirti im me mall e dëshiron praninë tënde, o Zot.

Kur i drejtoj mendimet e mia drejt teje,

gjej paqe dhe pushim.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.

Ma përkujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 

Ndërgjegjësimi

E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka për çka duhet të jem mirënjohës? Atëherë do të falënderohem.

Diçka që ndjehem fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 

Fjala

O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;

Ke ecur dhe ke punuar mbi këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.

Kohën e kalove në tokë duke u përkujdesur për njerëz.

Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.

 

Mt 12, 46-50

 

46 Ndërsa ai ende po i predikonte popullit, përjashta prisnin nëna e tij e vëllezërit dhe po e kërkonin të flisnin me të. 47. Dikush i tha: [“Shih! Nëna jote dhe vëllezërit e tu presin jashtë dhe dëshirojnë të flasin me ty.”]

48 Ai iu përgjigj atij që e lajmëroi:

“Kush është nëna ime dhe kush janë vëllezërit e mi?”

49 E shtriu dorën e vet drejt nxënësve të vet e tha:

“Ja, nëna ime e vëllezërit e mi! 50 Sepse vëllai im, motra ime e nëna ime është ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiell.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi më numëron ndër më të afërmit e tij, ndër farefisin e tij. Kur e kryej vullnesën e Zotit do ta tregoj që ky është identiteti im i vërtetë.
  • Do të lus që të mund ta bëj vullnesën e Zotit me gëzim dhe guxim. Duke lutur uratën Ati ynë lus prej Zotit që vullnesa e tij të bëhet në qiell dhe në tokë.

 

Bashkëbisedimi

Sot, o Zot, jam duke e gjetur praninë tënde në të gjitha sendet.

Rri, vështroj dhe mrekullohem për bukurinë e krijesave të tua.

Dëgjoj cicërimën e zogjve.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »