Imzot Dodë Gjergji priti në vizitë Ambasadoren e Kroacisë në Prishtinë, Znj. Marija Kapitanović

Jul 22 • Kisha në Kosovë

 

E enjte, 21 korrik 2016: Imzot Dodë Gjergji, në pasditën e së enjtes priti në vizitë, në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovë,  ambasadorën e re të Kroacisë Znj. Marija Kapitanović.

Ambasadorja Kapitanović, gjatë takimit shprehu interesimin për të njohur për së afërmi gjendjen e Kishës Katolike në Kosovë, situatën e katolikëve, raportet ndërfetare dhe ekumenizmin, marrëdhëniet Shtet-Kishë, kulturën etj.

Ipeshkvi e informojë për gjendjen aktuale të Kishës, të katolikeve, jetën e tyre në shoqërinë tonë, për vështirësitë dhe shpresat, duke mos lënë anash një panoramë historike dhe rolin e Kishës që ka pasur në ruajtjen e vazhdimësisë identitare në popullin tonë dhe kontributin e saj në ditët e sotme.

Një fokus të bisedës ishte edhe pakica kroate, e cila përbënë një numër të vogël në dy fshatra në Kosovës: Janjevë dhe Letnicë.  Ambasadorja Kapitanović shprehi dëshirën që këto dy fshatra të kenë një përkujdesje nga Institucionet e  Kosovës, për sa i përket gjendjes administrative dhe ekonomike, posaçërisht ndaj atyre të moshuar. Në anën tjetër, shprehi mirënjohje ndaj Kishës katolike për kujdesin e vazhdueshëm që tregon për kroatët, për shërbimin baritor dhe human ndaj tyre.

Ipeshkvi e siguroj Ambasadoren se Kisha nuk do të pushojë asnjëherë të jetë në shërbim të të gjithëve, e posaçërisht ndaj atyre që kanë nevojë; të varfëritë, të sëmurët e të vetmuarit.

Imzot Dodë Gjergji, shprehi interesim që dy shtetet dhe dy kishat, në Kroaci dhe Kosovë, duhet të kujdesen për ruajtjen e trashëgimisë kroate në Kosovë dhe të trashëgimisë shqiptare në Kroaci. Ky bashkëpunim në lëmin e trashëgimisë do të jetë në shërbim të dy palëve dhe do të pasurojë shtetet dhe kishat përkatëse.   

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »