Si t’i kapërcesh me Zotin situatat e krizës?

Jul 22 • Këndvështrime

Zoti është me ne në momentet më të vështira

 

Krizat janë pjesë e jetës sonë. Ndarja nga shoku/shoqja, largimi i personit të dashur, humbja e punës, sëmundja e fëmijës, vdekja e një anëtari të familjes, dhe shumë të tjera. Dhe shpesh pikërisht në këto momente priremi të mendojmë se Zoti paska heq dorë prej nesh për shkak se po na ndodhin të gjithë këto. Kjo nuk është e vërtetë. Zoti pikërisht tani është më së afërti. Ai është më pranë nesh se sa vetja jonë.

 

Zoti nuk do që të ikim nga problemet tona

 

Jezusi nuk u arratis nga kryqi, madje mori mbi vete dhe e mbarti atë deri në Golgotë. Secili prej nesh e ka Golgotën e vet. Por gjithashtu ka edhe mundësinë për të zgjedhur. A do të përballet me atë që i ndodh në jetë apo do ta futë kokën në rërë, duke iu dorëzuar një varësie për ta ndier veten më lehtë. Zoti na jep zemër: Mos ki frikë! Ec përpara!

 

Në vështirësi mendojmë për jetën

 

Shpesh herë në momentet kur e ndiejmë veten bukur dhe kur gjithçka na shkon për dore, nuk mendojmë sesa të bekuar jemi, se sa shumë gjëra vërtet kemi, pa qenë mirënjohës për këtë. Realiteti i skamjes dhe vuajtjes na kthen në vete duke na thënë: O njeri ji mirënjohës për dhuratën e jetës, gjithçka që ke është një dhuratë dhe një mundësi.

 

Në vështirësi ne i afrohemi të tjerëve

 

Shumë prej nesh janë dëshmuar se kur janë në momentet nga më të vështirat fokusin e vet nga vetja e kanë ridrejtuar tek njerëz të tjerë, se vetëm atëherë e kanë kuptuar se si vuajtjet e tyre nuk janë më të rëndat. Helen Keller njëherë pat thënë: Kam qarë që s`kisha këpucë, derisa s`e takova një njeri që s`e kishte njërën këmbë. Vuajtja na thotë: O njeri mos mendo vetëm për veten tënde, por shiko edhe njerëzit e tjerë në jetën tënde.

 

Në vështirësi i afrohemi Zotit

 

Problemet më të mëdha në jetë zakonisht bëhen një pikë kthese, një përparim i madh në të menduarit dhe vepruarit tonë që të fillojmë çdo ditë të llogarisim në Zotin. Kur Zoti bëhet pjesë e jetës tonë të përditshme (si një anëtar i familjes së ngushtë) dhe nuk është vetëm si mysafir rasti – gjithçka do të ndryshojë në jetën tonë.

 

(Mario Zhuvella. Përktheu: P. Shtjefën Dodes SJ)

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »