Dita e Diasporës: Kisha Katolike e Kosovës sivjet do të kremtojë me 31 korrik në Gjakovë

Jul 29 • Kisha në Kosovë

 

Tashmë një ditë tradicionale që i bashkon bashkë-besimtarët tanë të Diasporës me Kishën e origjinës – Dita e Diasporës – që organizohet për çdo vit nga Kisha Katolike në Kosovë, sivjet do të kremtohet të dielën, më 31 korrik 2016, në Gjakovë.

Do të jetë Mesha solemne në Kishën e Shën Pjetrit e Shën Palit, në ora 11:00, të cilës do t’i prijë Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarët dhe misionarët tanë.

Kjo ditë do të jetë e veçantë edhe për një arsye tjetër, pasi seminaristi i Ipeshkvisë sonë Kolë Dedaj, do të shugurohet diakon.

Ejani të takohemi së bashku për ta falënderuar Zotin për Kishën tonë, për dhuratat e shumta që na i jep,  të lutemi për diakonin e ri dhe për thirrjet e shenjta, që Zoti përmes tyre të tregojë praninë e tij në popullin tonë.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »