Të rinjtë e Kosovës në takimin me Papa Françeskun në Krakow të Polonisë

Jul 31 • Bota e të rinjve

Në Ditën Botërorë të Rinisë 2016 e 31-ta me radh, që është mbajt në Krakow të Polonisë, nga 27 -31 korrik, ku kanë marrë pjesë mbi 2 milion të rinj nga e gjithë bota, ishin edhe të rinjtë e famullive të Kishës sonë.

Papa Françesku gjatë këtyre ditëve ka marrë pjesë në të gjitha aktivitet që janë organizuar, nga lutjet dhe adhurimet deri te takimet dhe këngët me të rinj.

Papët dhe të rinjtë, në Ditët Botërore të Rinisë, kanë dhënë dhe japin një dëshmi të pashoqe se Kisha Katolike e gjithëmbarshme është e gjallë dhe shenjë e dashurisë së Zotit në botë.

Papa Françesku i njohur tashmë për stilin e tij komunikativ dhe mesazhet e drejtpërdrejta drejtuar njerëzimit, të rinjtë i inkurajojë që të marrin hapa të guximshëm për jetën, të jenë ndërtues të paqes dhe të dashurisë vëllazërore, të mos kanë frikë të marrin vendime të ndershme e të guximshme për ta ndryshuar botën e trazuar.

Këto takime janë një oksigjen shpirtëror dhe një nxitje e vazhdimit të dëshmisë së Jezusit – Fytyrës së Mëshirshme të Atit – në famullitë tona dhe në shoqërinë tonë.

Të rinjtë shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria do të na sjellin entuziazmin dhe gjallërinë e fesë që kanë takuar në Krakow, e kështu do të pasurojnë veprimtarinë e të rinjve në vendin tonë.

Dita Botërore e Rinisë e 32-ta me radh, do të jetë në Panama në vitin 2019.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »