Nënë Tereza në Universitetin e Harvard-it
Figura e Nënë Terezës gjendet në mesin e personaliteteve të njohura, që kanë marrë pjesë në kremtimet dhe festimet e Universitetit të Harvard-it, të përzgjedhura nga Arkivi i Universitetit e të postuar në faqen zyrtare në facebook.
“Nëse fotografitë vlejnë më shumë se njëmijë fjalë, atëherë këto e përbëjnë prerjen më të mirë” Një paraqitje e fotografive të festimeve të Universitetit prestigjioz botëror – thuhet në faqen e Universitetit.
Fotografia vjen nga fjalimi “Lectio magistralis” i Nënë Terezës i mbajtur në Harvard, në vitin 1982.
Këto fjalime zakonisht mbahen në Universitete në fillimvitin akademik prej personaliteteve të ftuara enkas dhe që kanë një peshë në botën e shkencës, kulturës, humanitetit, religjionit.
(Revista “Drita”)
« Përjetimet e të rinjve të Kosovës në Ditën Botërore të Rinisë – Krakow 2016 Vizioni i jetës na mban vigjilentë »