Përjetimet e të rinjve të Kosovës në Ditën Botërore të Rinisë – Krakow 2016

Aug 4 • Bota e të rinjve

Të rinjtë e Kosovës janë kthyer me përjetime të papërshkrueshme nga Takimi me Papa Françeskun në Ditën Botërore të Rinisë (DBR), e cila është mbajtur në Krakow të Polonisë nga 27 -31 korrik. DBR mbahet çdo tre vjet nga Kisha Katolike, një takim i të rinjve katolik me Atin e Shenjtë.

Nisja nga Kosova u bë me datën 28 korrik, që zgjati deri me datën 2 gusht. Ky ishte shtegtimi ynë i parë si përfaqësues të shtetit të Kosovës në një ngjarje të tillë, i cili ishte i 31-ti me radhë në historinë e tij. Të rinj nga e gjithë bota, me një numër shumë të madh, mbi 2 milion të rinj, u bashkuan me një qëllim të vetëm, që simbolizon dashurinë dhe afërsinë mes njëri-tjetri.

Mesazhi i Papës në këto takime ishte i qartë dhe i kuptueshëm për të gjithë të rinjtë. Ai vazhdimisht, gjatë gjithë këtij Vitit kushtuar “Mëshirës Hyjnore”, por edhe në homelinë drejtuar neve  insiston që të bindë neve të rinjve, për dashurinë që Zoti ka për ne. Edhe pse ne shpesh herë largohemi nga Ai me mëkatet tona, por është gjithmonë Ai që tregohet i mëshirshëm me ne dhe i gatshëm për të na falur, për të na zgjatur dorën, për të vazhduar rrugëtimin me ne. Mes tjerash Papa ka përmendur disa pengesa që hasë i riu i ditëve tona për të qenë në një marrëdhënie me Zotin:

  • I riu e ndjen vetën inferior përballë Zotit, ku e sheh veten të pa aftë për ta takuar Atë, »kemi një konsideratë të ulët mbi veten[…]dhe kjo d.m.th që nuk jemi të vetëdijshëm mbi identitetin tonë si bijë të Zotit«
  • Tjetra pengës është ‘turpi paralizues’, ku me një anë na tërhjek ajo dëshira për ta njohur Zotin dhe nga ana tjetër turpërohemi, qoftë nga të tjerët, qoftë nga vetja për të marrë vendime të tilla.
  • Të riun shpesh herë e pengon ‘turma’, e cila me paragjykimet e veta mundohet ta bllokoj dhe ta kritikoj.

Në fund Papa ju lë një mesazh të rinjve duke u thën se: »Jezusi neve sot na thotë: eja sepse sot dua të ndalem në shtëpinë tënd. Hape derën e zemrës dhe lejo të banoj me ty«.

Ne të rinjtë jemi shumë të lumtur, që kemi pas fatin të jemi pjesëmarrës sivjet në DBR (Ditën Botërore të Rinisë), të përjetojmë gjallërinë dhe dëshminë bashkë me të rinjtë e gjithë botës. Jemi shumë falënderuar të gjithëve kanë kontribuar, që ky udhëtim të kaloj sa më mirë, posaçërisht Kishës sonë, meshtarëve dhe murgeshave, që gjithnjë janë afër nesh e na formojnë në dashurinë vëllazërore dhe vlerat fisnike.

 

Ja disa nga përjetimet e të rinjve të Kosovës:

Agnesa Beqiri: Dymilionë të rinj nga e gjithë bota, kultura të ndryshme, popujt të ndryshëm, gjuhë të ndryshme. Një dëshirë, një qëllim, të njohim dashurinë dhe mëshirën e Zotit, një gjuhë e përbashkët, gjuha e paqes. Atëherë kur Dielli të përvëlonte, atëherë kur rrebeshi i shiut pushtonte çdo pjesë të trupit, në atë moment, kur ke bërë rreth 40 km rrugë në këmbë, i uritur e i etur…e prapë se prapë vazhdon rrugën me kokën lart dhe me këngën në gojë. Në sytë e lodhur e buzëqeshjen plot shpresë të të rinjve, aty takon Zotin, aty prek mëshirën e tij, ndjenë dashurinë e tij.

 

Drenia Hoxha: Në këtë shtegtim të përbashkët, e pamë se nje njeri nuk mund te jetoj i vetem e pa dashuri. Mësuam vlerën e njeri-tjetrit si krijesa të Zotit dhe dashurinë e pashtershme që Ai ka për të gjithë ne. Përforcuam besimin tonë, duke u mbushur me shpresë. Dhe duke e dëgjuar Zotin, ne e përhapem zemrën për fjalën dhe dashurinë e tij.

 

Vinçenc Ndreca: Takimi me Papa Françeskun ishte përjetim i veçant, moment i cili më bashkoi më shumë me Jezusin. Ishte me të vërtetë një bekim. Ne si te rinj kërkuam mëshirën dhe ajo na erdhi përmes këtij takimi. Tani ne tutje do mundohemi që këtë përvojë të mëshirës do ta kultivojmë edhe më shumë në mesin e të rinjve të vendit tonë, me motin: lum të mëshirshmit se do të gjejnë mëshirë.

[wonderplugin_gallery id=”12″]

Shpërndaje

Comments are closed.

« »