Shpirti i Zotit vepron në botë nëpërmjet teje

Aug 10 • Meditimi i ditës

10 gusht 2016 – E mërkurë, Shën Lorenci, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2 Kor 9,6-10; Ps 111; Gjn 12,24-26)

 

Prania e Hyjit

Nganjëherë më pushtojnë brengat e kësaj bote.

Në kohën si kjo në këtë moment, bëj që të bëhem i/e vetëdijshëm/e për kënaqësinë e pranisë tënde

si dhe për dashurinë tënde të pakufi ndaj meje.

 

Liria

Po të dëshironte Hyjit të më thoshte diçka, a do të mund ta dëgjoja?

Po të donte të më jepte zemër apo sfidonte, a do të mund ta vëreja këtë?

Lus për hirin e çlirimit nga brengat personale

dhe për çiltëri, të jem i hapur se çfarë dëshiron Hyji të më komunikojë.

 

Ndërgjegjësimi

Si po e ndjej veten përnjëmend? I/e pa brengosur? I/e turbulluar?
Ndoshta jam i/e qetë, i/e lumtur pse ekzistoj.
Por ndoshta i/e frustruar, i/e brengosur dhe i/e zemëruar.
E pranoj atë çfarë ndiej përnjëmend.
Sepse Hyji më do pikërisht të tillë siç jam realisht.

 

Fjala

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit pa u ngutur, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Gjn 12, 24-26

 

24 Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

nëse kokrra e grurit e mbjellë në dhe nuk vdes,

mbetet e vetme;

po nëse vdes

jep shumë fryt!

25 Kush e do jetën e vet, do ta humbë.

Ai që e urren jetën e vet në këtë botë,

ai do ta ruajë për jetën e pasosur.

26 Kush do të më shërbejë,

le të vijë pas meje.

Ku jam unë,

atje do të jetë edhe shërbëtori im.

Atë që do të më shërbejë,

do ta nderojë Ati im.”

 

 Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Hyji mund të na përdorë për të mirë në jetën e shumë njerëzve. Por, për një gjë të tillë duhet ta ndjekim Jezusin, jo teket dhe dëshirat tona. Duhet t`i kushtojmë jetët tona dhe të pyesim: “O Zot, çfarë dëshiron të bëj sot nga jeta ime?”
  • O Zot, më jep dhuratën e lirisë, që të mund të lirohem nga të gjitha ato gjëra për të cilat jam lidhur. Mos e pengofsha Shpirtin tënd që të veprojë në mua. Vepro nëpërmjet meje, që, edhe unë si Maria, të mund të të sjell te të gjithë me jetët e të cilëve hyj në kontakt.

 

Bashkëbisedimi

Sot, o Zot, jam duke e gjetur praninë tënde në të gjitha sendet.

Rri, vështroj dhe mrekullohem për bukurinë e krijesave të tua.

Dëgjoj cicërimën e zogjve.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash 
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »