FESTË: Programi i Festës së Zojës së Letnicës

Aug 13 • Kisha në Kosovë

Më 15 gusht, Kisha Katolike e kremton festën e “Ngritjes së Marisë Virgjër në Qiell” e njohur ndër ne si Zoja e Madhe. Në Kosovë është njëra ndër festat më të bukura, më të dashura dhe me e kremtuar, që kremtohet në Letnicë në Shenjtëroren e Zojes. Në këtë vend me mijëra besimtarë shtegtojnë për ta nderuar Marinë Virgjër, e jo vetëm katolikët, por aty shtegtojnë edhe besimtarë të përkatësve tjera fetare. Në Shenjtëroren e Letnicës, para Trupores së Zojes Mari, e Lumja Nënë Tereza ka pru vendimin për t’u bërë murgeshë misionare.

Shenjtërorja e Letnicës ka bërë publike programin e Festës, të cilin po e japim të plotë, që shtegtarët e interesuar ta kenë si orientim.

 

14 GUSHT – VIGJILJA E FESTËS

ORA 11:00: Mesha e shenjtë në përkujtim të shugurimit të kishës në Letnicë.

ORA 13:30: Në Kishën e Zemrës së Krishtit në Viti bëhet nisja e shtegtimit tradicional drejtë Shenjtërores së Letincës. Shtegtimit të besimtarëve i prinë Bariu i Kishës Katolike në Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.

ORA 17:00: Pritja solemne e Ipeshkvit dhe shtegtarëve.

ORA 17:30: Mesha në gjuhën kroate.

ORA 19:00: Mesha e Vigjiljes në gjuhën shqipe. I prinë Imzot Rrok Gjonlleshaj, argjipeshkëv i Tivarit.

Pas meshe do të jetë procesioni tradicional me truporen e Zojës Lurdit.

ORA 21:00 – 22:00: Pastoral për shtegtarë të komunitetit Rom.

ORA 22:00-24:00: Adhurim, lutje dhe meditim. (Udhëhiqet nga  Don Nikson Shabani dhe Don Mato Palić).

15 GUSHT – DITA E FESTËS

ORA 07:00: Mesha në gjuhën shqipe.

ORA 09:00: Mesha në gjuhën kroate.

ORA 11:00: Mesha solemne e Festës. I prinë Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.

Zoja e Letnicës, lutu për ne.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »