Ekspozitë në Katedrale kushtuar Ditëlindjes së Nënë Terezës

Aug 18 • Kisha në Kosovë, Kulturë

26 gusht 1910 në Shkup lind Gonxhe Bojaxhiu, e cila do të bëhet Nëna e të gjithë botës, e njohur si Nënë Tereza, e cila do të shpallet e shenjtë nga Papa Françesku, më 4 shtator 2016 në Vatikan.

Për të shënuar ditëlindjen e saj dhe për të filluar zyrtarisht përgatitjen për shenjtërimin e Nënë Terezës, InfinityArt dhe Ipeshkvia e Kosovës organizojnë ekspozitë me portretet e Nënë Terezës, punime të artistëve të rinj të Kosovës.

Ekspozita do të hapet më datë 26 gusht në ora 10:00 e do të jetë e hapur deri më 28 gusht, prej orës 10:00 deri në 16:00, në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »