Ekspozitë për Ditëlindjen e Nënë Terezës në Katedralen e Prishtinës

Aug 27 • Kisha në Kosovë

Nga Rabie Ibraj

 

Në Kosovë vazhdojnë aktivitetet kushtuar Shenjtërimit të Nënë Terezës. Ne Kishën Katedrale “Nënë Tereza“ në Prishtinë u hap ekspozite pikturash  kushtuar ditëlindjes se Noblistes së Paqes dhe të Shenjtës së kombit tonë, e nga 4 shtatori zyrtarisht Shenjte e gjithë botes – E Shenjta Nënë Tereza.

Në ketë ekspozite organizuar nga Grupi “Infinity Art” dhe Ipeshkvia e Kosovës morën pjesë kryeministri i vendit, Isa Mustafa me bashkëpunëtorë, një numër i konsiderueshëm dashamiresh te artit, qytetare, motra dhe meshtarë.

Në hapje të ekspozitës, Shkëlqesia e tij, Imzot Dodë Gjergji, e hapi fjalimin me përshëndetjen e Krishtit të Ringjallur, Paqja me ju duke thënë se Paqja me ne dhe të tjerët është gjithmonë e dobishme dhe e nevojshme, si këtu në Kosovë,  por edhe ne gjithë boten.  “Edhe Nëna Tereze ka dashur që me duart dhe zemrën e saj t’i mësojë njerëzit që të jetojnë në paqe me të varfrit, në paqe me të fortit e në paqe me gjithë njerëzit përmes dashurisë. Dhe, ne vazhdën e përgatitjeve për shenjtërimin e saj është edhe kjo ekspozitë, ku artistet e rinj në veprat që kanë prezantuar zbërthejnë bukurinë e shpirtit të tyre të frymëzuar prej shembullit e veprës së  Nënës Tereze, e cila është dielli që shndrit shpirtin tone”, tha ipeshkvi.

Duke iu drejtuar te pranishmeve, kryeministri Mustafa tha se  jam i lumtur që gjendem sot ne ketë vend të shenjtë, i cili është shumë i rëndësishëm për të gjithë popullin e Kosovës dhe mbarë kombin tonë. Gjithashtu, ky aktivitet i sotëm është me shumë rendësi, sepse po organizohet ne prag të shenjtërimit të Nënë Terezës, Nënës tonë, veprimtares më të devotshme e cila tashmë nuk mbeti vetëm e shqiptareve por e tërë botës. “Ne krenohemi me ju dhe të gjithë ata që mundësuan ketë ekspozitë, pra artistët e rinj që paraqiten shpirtin dhe shembullin e Nënë Terezës në pikturat e tyre kaq të bukura dhe domethënëse”, tha kryeministri Mustafa duke shpreh zotimin e tij se “Qeveria do të përkrah gjithmonë aktivitetet me kaq peshë dhe konsideroj – tha  ai – se po bëni një pune të mrekullueshme për të gjithë ne.”

Pas hapjes, themeluesi i Infinity Art, Marjan Nikolla, na tha se këtu janë ekspozuar 18 portrete e piktura të artistëve  të të gjitha komuniteteve  pa dallim,  por ketë rast janë paraqitur dhjetë artistë për t’iu bashkuar me veprat e tyre kësaj ekspozite në këtë ditë madhështore. “Për Nënën Tereze çkado që të bëjmë është minimale, por artistët e rinj e kanë paraqitur gjithë dashurinë e tyre me shume ngjyra në këto piktura të frymëzuara nga bukuria shpirtërore dhe madhështinë e Nënë Terezës,” tha Marjani.

Në mesin e 18 veprave artistike, pesë prej tyre janë punime të Marigona Tomës. Ajo thotë se është  munduar që ta paraqes figurën e Nënë Terezës ashtu siç ishte, me plotë dritë, me plotë rrezatim e plotë ngjyra, në mënyrë që, të shihet mëshira e saj dhe dhembshuria që ka pasur jo vetëm për popullin e saj shqiptar, por për gjithë botën.  “Bie fjala, në pikturën të cilën e kemi përpara ku pothuajse shihen vetëm sytë e Nënës Terezës, me imagjinatën time kam dashur të shpreh se si Nëna Tereze po shikon larte në qiell, po i lutet Zotit dhe po i kërkon mëshirë për popullin e vet dhe të varfrit e saj ndër më të varfër, për të cilët është kujdesur gjithë jetën” u shpreh Marigona, duke shtuar se kjo pikturë ishte më e vështira nga 30 veprat e saj që i kishte realizuar, por edhe më e dashura.

Kjo ekspozite kushtuar Nene Terezes në ditëlindjen e saj dhe në prag të Shenjtërimit do të qëndroj e hapur deri me 28 gusht. 

[wonderplugin_gallery id=”15″]

Shpërndaje

Comments are closed.

« »