Mendime të jashtëzakonshme të Shën Augustinit

Aug 28 • Këndvështrime

 

  • Hyjit i intereson më shumë për të na dhënë bekimet e tija se sa që ne t`i marrim ato.
    • Pikërisht në këtë moment unë mund, nëse dua, të bëhem miku i Zotit.
    • Ka diçka te përvujtëria që mrekullisht e lartëson zemrën.
    • Përmbaje veten dhe bota do të jetë nën këmbët e tua. 
    • Lartë janë qiejt, e toka është poshtë. Hiri zbret kur lutja lartësohet, sepse Zoti e dëgjon atë zë njeriu. 
    • Po të kishte qenë Hyji i kuptueshëm, nuk do të kishte qenë Hyj. 
    • Për vete, o Zot, na ke krijuar dhe zemra jonë është e shqetësuar derisa ajo ta gjejë qetësinë në Ty. 
    • Çfarëdo që predikon, bëje atë në mënyrë që ai të cilit i flet duke dëgjuar – të besojë, duke besuar – të shpresojë dhe duke shpresuar – të dashurojë. 
    • Te Zoti nuk shkojmë duke ecur, por duke dashur. 
    • Lutja? Çelësi për në Qiell.
    • Po të mos kishte në Kishë falje të mëkateve, nuk do të kishte as shpresë për jetën e pasosur as për çlirimin e amshuar. Le ta falënderojmë Zotin që Ai ia ka dhënë Kishës një dhuratë të tillë. 
    • Çdokush që di se si të lutet mirë, di të jetojë mirë. 
    • Besoja të kaluarën mëshirës së Hyjit, të tashmen dashurisë së Tij, kurse të ardhmen providencës së Tij. 
    • Hyji u bë njeri në mënyrë që njeriu të mund të hyjnizohet. 
    • A do që lutja jote të shkojë te Zoti? Jepi pra asaj dy krahë – pendesën dhe bamirësinë. 
    • Ky është misioni i jetës sonë: Me punë dhe lutje të përparojmë në hir të Zotit derisa të arrijmë atë nivel përsosmërie në të cilin zemër pastër të mund ta shohim Hyjin. 
    • Për aq sa dashuria brenda teje rritet, rritet edhe bukuria jote, sepse dashuria është bukuria e shpirtit. 
    • Kush vetë nuk digjet me dashuri, nuk mund ta ndez tjetrin me dashuri. 
    • Mos i fol tjetrit për dashuri: duaje atë! 
    • Njerëzit udhëtojnë dhe admirojnë majat e maleve, valët gjigante të detit, rrjedhën e lumit të gjatë, hapësirën e gjerë të oqeanit, lëvizjet rrethore të yjeve; por kalojnë pranë vetes dhe – nuk i çudit asgjë. 
    • Nëse hesht – hesht nga dashuria; Nëse flet – flit nga dashuria; nëse qorton – qorto nga dashuria; nëse fal – fal nga dashuria. (përkth.: sh.d.)

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »