Të jesh i/e përvuajtur, ta shikosh veten me sytë e Zotit

Aug 28 • Meditimi i ditës

28 gusht 2016 – e diela 22-të gjatë vitit `C`, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Sir 3,17-18.20.28-29; Ps 67,4-5ac.6-7ab.10-11; Heb 12,18-19.22-24a; Lk 14,1.7-14)

 

Prania e Hyjit

“Ndaluni e shihni se unë jam Hyji.” (Ps 46,11)
Qetësohu dhe njihe Zotin.

O Zot, fjalët e tua na çojnë në
qetësinë dhe madhështinë e Pranisë sate.

 

Liria

E lus Hyjin që të më ndihmojë

që të lirohem nga mërzitë dhe brengat e mia,

që t`i hapem nëpërmjet kësaj kohe të lutjes,

në mënyrë që ta dua dhe t`i shërbej edhe më shumë.

 

Ndërgjegjësimi

Si po e përjetoj/ndiej sot veten?
Si jam duke u sjellë me Zotin? Me të tjerët?
A ekziston që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të them: faleminderit.
Diçka që do të duhej të më vinte keq? Atëherë do të them: më fal.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Lk 14, 1.7-14

 

1 Një të shtunë Jezusi shkoi në shtëpinë e një kryetari farisenjsh për të ngrënë bukë e të pranishmit po e vërenin dijekeqas.

7 Duke vënë re se si të grishurit zgjidhnin vendet e para, u tha këtë shëmbëlltyrë:

8 “Kur ndokush të të ftojë në dasëm, mos u ul në krye të vendit, pse ndoshta është i grishur ndonjë që duhet nderuar më tepër se ti, 9 që, kur të vijë ai që të ka thirrur ty dhe atë, të mos të të thotë: ‘Lëshoja vendin këtij!’ Atëherë të duhet, plot turp, të shkosh e të zësh vendin e fundit. 10 Përkundrazi, kur të jesh i grishur, shko e rri në vendin e fundit që, kur të vijë ai që të ka grishur, të të thotë: ‘Mik, ngjitu më lart!’ Atëherë ke për të qenë i nderuar në sy të të gjithë të grishurve. 11 Vërtet, kushdo e lartëson veten, do të përvujtërohet e kush e përvujtëron vetveten, do të lartësohet.”

12 Atëherë iu drejtua edhe atij që e kishte grishur:

“Kur shtron drekë ose darkë, mos i thirr miqtë e tu, as vëllezërit e tu, as farefisin tënd, as fqinjët e pasur, sepse mund të ndodhë që edhe ata të thërrasin ty për ta kthyer nderën e kështu ta shpërblejnë. 13 Por, kur të bësh gosti, grish skamnorë, të gjymtë, të çalë e të verbër. 14 Atëherë do të jesh i lum, sepse këta nuk kanë me çka ta kthejnë dhe do të shpërblehet në të ngjallur të të drejtëve.”

 

Ç` dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Të jesh me të vërtetë i përvuajtur s`do të thotë ta zhvlerësosh veten tënde. As s`do të thotë të marrësh poza të ndryshme, të shtiresh, ose të vësh maskë. Jemi të përvuajtur, kur e shohim veten ashtu siç na sheh Zoti.
    Ati më ka krijuar me fjalën e veçantë të dashurisë personale. Prandaj unë mund ta pranoj zbrazëtinë vetjake.
    • “Të kam thirrur me emër; ti je i imi. Je i çmueshëm në sytë e mi. Unë të dua. Mos ki frikë, sepse unë jam me ty”.

 

Bashkëbisedimi

Cilat ndjenja zgjohen në mua

kur lus dhe meditoj Fjalën e Zotit?

E paramendoj Jezusin ndenjur apo ulur pranë meje

dhe ia hapi zemrën.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »