Cilët janë djajtë e mi?

Aug 30 • Meditimi i ditës

30 gusht 2016 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: 1Kor 2,10b-16; Ps 144,8-14; Lk 4,31-37)

 

Prania e Hyjit

 

Të gjithë kemi nevojë që të pushojmë pak prej ngjarjeve të përditshme.

Dhe e dimë që trupi ynë ka nevojë për pushim.

Kur të afrohemi ty, o Zot, zemra dhe mendja jonë gjejnë freskim,

shpirti ynë sërish lartësohet.

 

Liria

 

S`ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i/e pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione që të gjitha duhet qenë të plotësuara.

E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time

t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të një dashurie plot harmoni.

 

Ndërgjegjësimi

 

E pyes veten, ç`po ndiej sot në vete?
A jam ndoshta i/e lodhur, a kam stres apo jam jashtë forme?
Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua,
a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që më shqetësojnë?

 

Fjala

 

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është i parashikuar për sot.

Lexoj pa u ngutur

dhe ia vë mendjen fjalisë apo ngjarjes që më flet diçka.

 

Lk 4, 31-37

 

31 Atëherë zbriti në Kafarnaum, qytet i Galilesë dhe mësonte ditën e shtunë.32 Njerëzit i magjepste mësimi i tij, sepse fjalën e kishte plot autoritet.

33 Në sinagogë ndodhej një njeri që në trup kishte shpirtin e djallit të ndytë. Ai bërtiti me zë të lartë:

34 “Hej, ç’ke me ne, Jezus Nazareni? A erdhe të na farosësh? Unë e di kush je: Shenjti i Hyjit!”

35 “Praj dhe dil prej tij! ‑ i urdhëroi Jezusi.

Djalli e rrëzoi para tyre e doli prej tij pa e lënduar fare. 36 Të gjithë i kapi frika dhe i thoshin njëri‑tjetrit:

“Çfarë fjale! Ky po u urdhëron me pushtet e fuqi shpirtrave të ndytë e ata po dalin!”

37 Dhe u përhap zëri për të nëpër të gjitha vendet e krahinës.

  


Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Djajtë, shpirtrat e ndytë? A është kjo vetëm një histori e vjetër apo djajtë e mi janë gjallë dhe mirë? A i rezistoj ndihmës së Zotit në luftën kundër tyre? Pyes: “Hej, ç’ke me mua, Jezus Nazareni?
    • O Zot, bëj që të pranoj se i kam edhe unë djajtë e mi dhe të të lejoj ta pushtosh varfërinë time me autoritetin e fuqisë tënde të dhembshurisë dhe shërimit.

 

Bashkëbisedimi

 

Komunikimi nënkupton bisedimin dhe dëgjimin.

Kur bisedoj me Jezusin, duhet të jem i/e gatshëm/e edhe të dëgjoj gjithçka ai dëshiron të më thotë.

Do ta paramendoj butësinë dhe mirësinë në sytë e Jezusit dhe buzëqeshjen plot dashuri gjatë kohës kur më vështron.

Mund të jem krejt i sinqertë me Jezusin kur ia besoj të gjitha brengat dhe gëzimet e mia.

Ia çeli zemrën time kur i flas për frikën dhe dyshimet e mia.

Do ta lus që të më ndihmojë që plotësisht të mund të mbështetem në kujdesin e tij,

i vetëdijshëm se ai gjithmonë di ç` është më së miri për mua.

 

Përmbyllja

 

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »