Imzot Dodë Gjergji vizitoi Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli
Imzot Dodë Gjergji sot në orët e paraditës i bëri vizitë kryeparlamentarit z. Kadri Veseli për t’i dorëzuar zyrtarisht ftesën për Koncertin e Nënë Terezës, i cili do të mbahet më 3 shtator në Bazilikën Papnore të Shën Palit, me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës që do të mbahet më 4 Shtator, në Vatikan, ku do të marrin pjesë edhe një numër i konsiderueshëm i popullit tonë, bashkë me mijëra shtegtarë nga e gjithë bota.
“Jemi popull i bekuar që Nënë Tereza ishte bijë e jona dhe mund të krenohemi me jetën, veprën dhe trashëgiminë e saj. Shenjtërimi i saj është lartësim i virtyteve më të mira të popullit tonë.” u shpreh z. Veseli.
« Libër i ri nga SH.B. “DRITA”: Përshpirtëria e Nënë Terezës – Jeta, dashuria dhe dëshmia Imzot Dodë Gjergji viziton Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa »