Imzot Dodë Gjergji viziton Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa

Aug 30 • Kisha në Kosovë

 

Imzot Dodë Gjergji, ka vizituar sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa për të shprehur mirënjohjen e Kishës Katolike për përkrahjen dhe kontributin e Qeverisë së Kosovës në organizimin e aktiviteteve me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë. 

Imzot Dodë Gjergji, po ashtu, i ka dorëzuar kryeministrit Mustafa ftesën zyrtare për koncertin që do të organizohet në Vatikan, me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë. 

Kryeministri Isa Mustafa shprehu respektin dhe krenarinë e jashtëzakonshme që ndjen çdo shqiptar dhe çdo qytetar i Kosovës për shenjtërimin e Nënës Terezë.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi rëndësinë e madhe që ka për Kosovën organizmi i aktiviteteve dhe shprehja e nderimeve institucionale dhe qytetare për simbolin global të mirësisë, dashurisë e humanizmit, Nënën Terezë. 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »