Diakonët e Kosovës në meshë me Papa Françeskun

Aug 31 • Kisha në Kosovë

Diakonët Don Daniell Markprekaj dhe Don Meriton Dedaj do t’i shërbejnë Papa Françeskut në meshën e shenjtërimit të Nënë Terezës, që do të mbahet më 4 shtator 2016, në ora 10:30. Ky privilegj i bukur i dy diakonëve të Ipeshkvisë sonë është një shenjë e kujdesit që Selia e Shenjtë tregon për popullin e Nënë Terezës në festën e madhe të 4 shtatorit.

Don Danielli dhe Don Meritoni do të shugurohen meshtar më 10 shtator 2016 në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nga duart e Ipeshkvit tonë, Imzot Dodë Gjergji.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »