Ekspozitë me letërkëmbimet e Nënë Terezës me zviceranët bamirës

Aug 31 • Kulturë

Në kuadër festës të madhe të shenjtërimit të Nënë Terezës, me 4 shtator 2016 në Romë, me inicimin dhe nën përkujdesjen e drejtuesit të Albanische Institut në St. Gallen, z. Albaert Ramaj në bashkpunim me udhëheqjen e arkivës shtetërore të Kantonit të Lucernit, ku gjinden shumë letra interesante të nënë Terezës me kontribues zvicerian të aktivitetit të saj humanitar. Këta përkrahës të aktivitetit të saj kanë kontribuar me miliona franga zviceriane. Ky material arkivor i larmishëm i letërkëmbimeve të Nënë Terezës me zvicerianët janë ekspozuar në ambientet e arkivit të Lucernit që nga data 24 shtator 2016.

Paraprakisht një pjesë e materialit në fjalë janë ekspozuar edhe në Shkup me 26 gusht 2016 në partneritet me Institutin për Trashëgimi Kulturore në Shkup, pastaj në shtator edhe në Tiranë në bashkpunim me Arkivin Shtetëror si dhe në Prishtinë me Institutin e Historisë Ali Hadri.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »