Besimi në praninë besnike të Zotit-me-ne

Sep 8 • Meditimi i ditës

8 shtator 2016 – e enjte, Lindja e Shën Marisë Virgjër (Zoja e Vogël), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Mik 5,1-4a ose: Rom 8,28-30; Ps 13,6; Mt 1,1-16.18-23)

 

Prania e Hyjit

“Ndaluni e shihni se unë jam Hyji.” (Ps 46,11)
Qetësohu dhe njihe Zotin.

O Zot, fjalët e tua na çojnë në
qetësinë dhe madhështinë e Pranisë sate.

 

Liria

Lus për hirin e fesë, të besoj

në gjithë atë çfarë do të mund të bëhesha dhe të bëja

vetëm po t`i dorëzohesha Hyjit, atij që krijon gjithçka nga dashuria,

që të vazhdojë të më krijojë, udhëheqë dhe formojë.

 

Ndërgjegjësimi

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.

Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.

Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet të dëgjoj në atë mënyrë që ta ndiej çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 

Mt 1,1-6.18-23

 

1 Breznitë e Jezu Krishtit, të birit të Davidit,

të birit të Abrahamit.

2 Abrahamit i lindi Izaku.

Izakut i lindi Jakobi.

Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij.

3 Judës i lindi prej Tamarës Faresi dhe Zara.

Faresit i lindi Esromi.

Esromit i lindi Arami.

4 Aramit i lindi Aminadabi.

Aminadabit i lindi Naasoni.

Naasonit i lindi Salmoni.

5 Salmonit i lindi prej Rahabës Boozi.

Boozit i lindi prej Rutës Jobedi.

Jobedit i lindi Jeseu.

6 Jeseut i lindi Davidi mbret.

Davidit i lindi prej ish‑gruas së Urisë Salomoni.

7 Salomonit i lindi Roboami.

Roboamit i lindi Abiai.

Abiait i lindi Asafi.

8 Asafit i lindi Jozafati.

Jozafatit i lindi Jorami.

Joramit i lindi Ozia.

9 Ozisë i lindi Joatami.

Joatamit i lindi Akazi.

Akazit i lindi Ezekia.

10 Ezekisë i lindi Manaseu.

Manaseut i lindi Amosi.

Amosit i lindi Jozia.

11 Jozisë i lindi Jehonia dhe vëllezërit e tij në kohën e shpërnguljes në Babiloni.

12 Pas shpërnguljes në Babiloni,

Jehonisë i lindi Salatieli.

Salatielit i lindi Zorobabeli.

13 Zorobabelit i lindi Abiudi.

Abiudit i lindi Eliakimi.

Eliakimit i lindi Azori.

14 Azorit i lindi Sadoku.

Sadokut i lindi Akimi.

Akimit i lindi Eliudi.

15 Eliudit i lindi Eleazari.

Eleazarit i lindi Matani.

Matanit i lindi Jakobi.

16 Jakobit i lindi Jozefi, fati i Marisë,

prej së cilës lindi Jezusi që quhet Krisht.

18 Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kështu:

Maria, nëna e tij, pasi u fejua me Jozefin, para se të banonin së bashku, u gjend shtatzënë për virtyt të Shpirtit Shenjt.

19 Tashti Jozefi, i fejuari i saj, pasi ishte njeri i drejtë e nuk donte ta çnderonte botërisht, mendoi ta linte fshehtazi. 20 Posa në mendjen e vet vendosi të bëjë kështu, ja, iu duk në ëndërr engjëlli i Zotit dhe i tha: “Jozef, biri i Davidit, mos ki frikë ta marrësh Marinë, të fejuarën tënde, sepse foshnja që është zënë në të, u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt. 21 Ajo do të lindë djalë e ti ngjitja emrin Jezus, sepse Ai do ta shëlbojë popullin e vet prej mëkateve të tij.” 22 E gjithë kjo ndodhi që të shkonte në vend fjala e Zotit e thënë nëpërmjet profetit:

23 “Ja, Virgjëra do të mbesë shtatzënë e do të lindë një djalë,

të cilit do t’ia ngjesin emrin Emanuel ‑

që do të thotë: Hyji me ne!

 

Ç` dëshiron të më thuash, o Zot? 

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Këtu e kundrojmë një krizë të madhe në jetën e Jozefit. Shpresat dhe pritjet janë thyer, si do të përgjigjet në këtë dilemë morale? Është kjo vërtet një kohë agonie: një skenar makthi. Pikërisht kur ai mori vendim e zgjoi ndërhyrja hyjnore – të besojë në veprimin e thellë “të një Tjetri”, i cili ka gisht në këtë vepër.
  • O Zot, në nivelin personal dhe në historinë tonë njerëzore, ballafaqohem me përmbysje dhe fatkeqësi të llojeve të ndryshme të cilat arrijnë tek unë. Në mesin e skenarëve të tillë ankthi më jep sy për të parë ty. Zgjo në mua besimin në praninë tënde besnike, në ty që je Zoti-me-ne.

 

Bashkëbisedimi

Fjalët tua, o Zot, më mësojnë  se si duhet të lus.

Urata e mrekullueshme Ati ynë

përmban  gjithçka dua të them. 

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »