Mesha e falënderimit për shenjtërimin e Nënë Terezës dhe shugurimi i dy meshtarëve të rinj
Pas festës së madhe të shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, më 4 shtator 2016, nga Papa Françesku, Kisha Katolike në Kosovë fton të gjithë besimtarët dhe njerëzit vullnetmirë në Meshën e falënderimit dhe në shugurimin e dy meshtarëve të rinj (dy diakonët Don Daniell Markprekaj dhe Don Meriton Dedaj) në Katedralen tonë të kushtuar Shenjtës Nënë Tereza, këtë të shtunë, dt. 10 shtator 2016.
Mesha do të jetë në ora 11:00, e udhëhequr nga Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës.
Zyra e Ipeshkvisë së Kosovës
« Besimi në praninë besnike të Zotit-me-ne Zoti na shikon dhembshëm »