Lidhja jonë me Jezusin zgjeron dhe pasuron lidhjet familjare

Sep 20 • Meditimi i ditës

20 shtator 2016 – E martë, Shën Andrea Kim, Pal Çong e shokët, MOMENTI I SHENJTË– Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Fu 21,1-6.10-13; Ps 119,1.27.30.34-35.44; Lk 8,19-21)

 

Prania e Hyjit

Teksa jam ulur këtu, rrahjet e zemrës sime, ritmi i frymëmarrjes, lëvizjet e mendjes,

të gjitha këto janë shenja se Hyji më krijon vazhdimisht..

Ndalem një moment dhe ndërgjegjësohem për këtë prani të Hyjit në mua.

 

Liria

”Jam i/e lirë”.

Kur i shikoj këto fjalë të shkruara, më duket se krijojnë në mua një ndjenjë mrekullie.

Po, ndjenja e çuditshme e lirisë.

Faleminderit, o Zot.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më do
e vështroj gjithë atë që më ka ndodhur ditën e kaluar,
prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.
E kujtoj të gjithë atë që ka qenë mirë dhe bukur, dhe për këtë falënderoj.
I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;

Ke ecur dhe ke punuar mbi këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.

Kohën e kalove në tokë duke u përkujdesur për njerëz.

Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.

 

Lk 8,19-21

 

19 Nëna e tij dhe vëllezërit erdhën ta shohin por s’mundën të afroheshin tek ai prej popullit. 20 E lajmëruan:

“Nëna jote e vëllezërit e tu, janë jashtë e dëshirojnë të të shohin.”

21 Ai iu përgjigj:

“Nëna ime e vëllezërit e mi ‑ janë këta ‑ që e dëgjojnë dhe e zbatojnë Fjalën e Hyjit.”

 

Ç` dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Lidhja jonë me Jezusin kapërcen, zgjeron dhe pasuron lidhjet familjare.

Farefisnia e frymëzuar me hirin e shenjtë shkon edhe përtej lidhjeve të mishit e gjakut.

Çiftet e krishtera janë të lidhura në Krishtin në mënyrë të privilegjuar kështu që familjet e krishtera janë damari i zemrës i bashkësisë së krishterë.

  • Interneti i sotshëm mundëson që bashkësia në Krishtin të lulëzojë në mbarë botën.

Kjo përfshin edhe bashkësinë e Momentit të Shenjtë e cila lutet në 20 gjuhë.

Me të vërtetë, ti je me ne, O Zot, gjithmonë dhe gjithkund. Edhe ne luajmë një rol të rëndësishëm në afrimin dhe mbajtjen e botës bashkë rreth teje.

 

Bashkëbisedimi

Fjalët tua, o Zot, më mësojnë  se si duhet të lus.

Urata e mrekullueshme Ati ynë

përmban  gjithçka dua të them.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »