Çka është më e rëndësishmja për jetën tënde?

Sep 21 • Meditimi i ditës

 21 shtator 2016 – E mërkurë, Shën Mateu, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Ef 4, 1-7.11-13; Ps 19, 2-5; Mt 9, 9-13)

 

Prania e Hyjit

Jezus i dashur, po vij sot tek Ti

se më ka marrë malli për afërsinë tënde.

Dëshiroj shumë të Të dua sikurse Ti më do mua.

Mos më ndaftë asnjëherë asgjë prej Teje.

 

Liria

O Zot, Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.
Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori me përgjegjësi. Jam i/e lirë të përzgjedh.
Më ndihmo që të zgjedh që të ndjek ty,
që të jetoj një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.
Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;
ata në burg, ata që nuk janë të lirë ta shprehin publikisht fenë e tyre.
Më udhëheq që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnetin tënd, në të gjitha sendet që ndodhin në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më do
e vështroj gjithë atë që më ka ndodhur ditën e kaluar,
prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.
I kujtoj të gjitha ato gjëra që kanë qenë të mira dhe të bukura, dhe për këtë falënderoj.
I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet të dëgjoj në mënyrë që të dëgjoj çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 

Mt 9, 9-13

 

9 Jezusi, si shkoi prej andej, pa një njeri që quhej Maté, ndenjur në doganë. Jezusi i tha: “Eja pas meje!” Ai u ngrit dhe shkoi pas tij.

10 Dhe, kur më vonë, Jezusi u ul në tryezë në shtëpi, ja se ia behën shumë tagrambledhës e mëkatarë e u ulën në tryezë bashkë me Jezusin e me nxënësit e tij. 11 Farisenjtë kur e panë këtë, i pyetën nxënësit e tij:

“Pse mësuesi juaj ha bukë me tagrambledhës e me mëkatarë?”

12 Jezusi, kur i dëgjoi, u përgjigj:

“Mjeku nuk u duhet të shëndoshëve, por të sëmurëve! 13 Shkoni e mësoni çka do të thotë: ‘Më pëlqen mëshira e jo flia!’ Sepse unë nuk erdha të ftoj të drejtët, por mëkatarët.”

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

 Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Mateu tagrambledhës i shërbente një sistemi që inkurajonte lakminë dhe eksploatimin e të varfërve. Hebrenjtë i konsideronin doganierët si njerëz të këqij të cilët po e shkelnin ligjin e Hyjit. Por kur Mateu vendos të ndjekë Jezusin, premton se do të jetë i mirë dhe i drejtë në punë. Ka shpresë për të gjithë ne! Edhe ne sikurse ai mund të
  • Vendin e parë në Zemrën e Jezusit e zë mëshir Kjo reflekton natyrën e Hyjit. Ai e thërret secilin prej nesh të fillojë një mënyrë të re jete, që nënkupton mëshirën, drejtësinë, mirësinë, pastërtinë e zemrës. Çfarë është tek unë në vendin e parë?

 

Bashkëbisedimi

Jezus, ti na thërret që të shkojmë pas teje dhe ta kompletojmë veprën tënde mbi tokë. Më ndihmo të shkoj përtej zonës sime të rehatisë dhe të jap fryt në shërbimin tënd.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »