Kush është Jezusi për ty?

Sep 22 • Meditimi i ditës

22 shtator 2016 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme 

(Leximet e ditës: Kish 1,2-11; Ps 90,3-6.12-14.17; Lk 9,7-9)

 

Prania e Hyjit

O Zot, më ndihmo që krejt qenien time t`ia çeli pranisë sate.

Më rretho me dashurinë tënde.

Zemra ime le të bashkohet me tënden.

 

Liria

Hyji ma ka dhënë dhuratën e lirisë.
Madje edhe nëse jam fizikisht i robëruar, shpirti im është i lirë.
Më ndihmo që lirinë e dhënë prej teje, me hirin tënd, ta përdori mençurish.

 

Ndërgjegjësimi

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm dhe mirënjohës/e

për të gjitha bamirësitë që mi ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Lk 9,7-9

 

7 Herodi tetrark kishte dëgjuar për të gjitha këto ngjarje dhe ishte shumë i shqetësuar, sepse disa thoshin: “U ngjall Gjoni së vdekuri!” 8 Disa të tjerë: “U duk Elia!” Disa të tjerë prapë: “U ngjall një prej profetëve të vjetër!”

9 Kurse Herodi tha: “Gjoni! Atij unë ia preva kokën! Po ky kush do të jetë, për të cilin po dëgjoj kaq shumë?” E kërkonte rastin ta shihte.

  

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Kush është ky Jezusi?”

komedinë muzikore “Jezu Krishti Superstar” Herodi thotë: “Ti je Krishti, i madhi Jezu Krishti. Evidentoje për mua që s`je i çmendur, kalo përmbi pishinën time.”

Por Jezusi nuk është një showman (drejtues shfaqjeje), dhe s`guxoj të kërkoj nga ai mrekulli dhe shenja të jashtme. Veprimi i tij për ne shkon në thellësitë e zemrave tona.

  • Jezus, ti je dhurata bujare e Atit, duke banuar në ne.

Ti na sjell në miqësi me Hyjin. Prandaj na prek në pikën më të thellë të qenies sonë.

Në të unë kam gjetur zemrën e një mbreti,
zemrën e një shoku,
zemrën e një vëllai.” (Shën Rikardi)

 

Bashkëbisedimi

Për çka jam i/e vetëdijshëm/e kur lutem?
A po e shoh se ku jam i/e thirrur të rritem në dashuri?
Jezusi është shoku dhe miku im konstant,
Dhe unë i ndaj përvojat dhe dëshirat e mia me të.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »